
Kryeministri i vendit, Ramsh Haradinaj është arsyetuar për votimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Ai në një intervistë me Jeta Xharrën, duke u arsyetuar për votimin e Demarkacionit e pyet gazetaren: “Ju si gazetare a e dini se çka kemi votu”.
Ai tha se kur është votu për Demarkacionin, është votu që të kthehen Kulla e Çakorri.
Haradinaj i pyetur se a i humbi Kosova Kullën e Çakorrin dhe vizat, ai tha se për “viza le të shkojnë tek Isa Mustafa e Hashim Thaçi”.
Ai tha se Kulla dhe Çakorri do t’i takojnë Kosovës dhe se sipas tij, ai është kryeministri që i hapi rrugë liberalizimit të vizave.