Përplaset Enver Hoxhaj me Albin Kurtin

0
773

Komisioni iP J

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një deklarate për Gazetën Jeta në Kosovë, e ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti se e ka bllokuar emërimin e një përfaqësuesi shtetëror të Kosovës në Vatikan.

Fjala është për sugjerimin e marrë nga Kisha Katolike të Petrit Hasanajt, i konvertuar tani nga Islami në Krishtier duke nderruar emrin nga Petrit në kristian, i cili ishte dërguar në komisionin për politikë të jashtme të parlamentit të fundit që udhëhiqej nga kreu i VV, Albin Kurti.

“Kur kam shkuar herën e dytë në Komisionin për Politikë të Jashtme nga kryetari dhe anëtarët e tjerë të komisionit nuk ka pasur vullnet që ta procedojnë lëndën, kërkesën tonë dhe ta ftojnë Petrit Hasanaj në intervistë dhe t’ia rekomandojnë Presidentes që ajo ta dekretojë”, ka thënë Hoxhaj dhe ka shtuar se “ka qenë mungesë totale e vullnetit politik që ta dërgojnë një përfaqësues të Kosovës. Kur ne po flasim tashmë, do ta kishim pasur përfaqësuesin tonë në Seli të Shenjtë”.

Ky është një “lëshim trashanik” ka thënë Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës pasi kur Vatikani e ka emëruar delegatin apostolik për Kosovën, kjo ka qenë një shenj se Vatikani dëshiron të afrohet me vendin tonë.

“…Vatikani për afro dy vite e emëroi delegatin apostolik për Kosovë me seli në Slloveni i cili është nunsi apostolik apo ambasador i Papës ndërsa Kosova akoma nuk ka deleguar një person në Vatikan”, ka thënë Don Lush Gjergji për Gazetën Jeta në Kosovë dhe ka shtuar se “nëse Selia e Shenjtë ka emëruar dikë për Kosovën kjo nënkupton ka dhënë shenjtë të qartë në mënyrë që t’i ketë marrëdhëniet diplomatike”.

Albin Kurti nuk ka pranuar t’i përgjigjet Gazetës JNK, për këto akuza, por në vend të tij ka folur Puhie Demaku e cila sipas VV i njeh mirë vendimet e komisionit parlamentar për politikë të jashtme.

Sipas saj, “Komisioni as nuk i ndalon e as nuk i zgjedhë kandidatët për ambasador. Komisioni, thjesht, ia raporton Presidentes rezultatet e seancës dëgjimore për kandidatin e propozuar” .

Mirëpo, ministri i jashtëm thotë se Komisioni s’ka pasur vullnet as të flas për këtë emërim të sugjeruar nga Kisha Katolike.

Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri, pritet të ofrojë edhe më shumë Kosovën me Selinë e Shenjtë, ndërsa vet Albin Kurti i kishte shkruar Atit të Shenjtë duke i kërkuar njohjen e Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu