Përplasje e ashpër mes Gucatit dhe Bicit

0
105
Përplasje e ashpër mes Gucatit dhe Bicit

Këshilltari politik i Albin Kurtit dhe drejtori i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici i ka reaguar kryetarit të OVL-së të UÇK-së, z. Hysni Gucati, ku i kishte akuzuar për rritjen e numrit të veteranëve në 100 ditët e Qeverisë Kurti.

Bici thotë se Gucati e ndërton shpifjen e tij mbi keqkuptimin që krijon njësimi i listës së veteranëve dhe listës pensionale të veteranëve.

Ai sqaron se Zyra e Çështjeve të Kategorive të Dala nga Lufta nuk ka lëshuar asnjë certifikatë.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë, ditën e djeshme, kryetari i OVL-së të UÇK-së, z. Hysni Gucati, ka bërë një shpifje duke na akuzuar për rritjen të numrit të veteranëve në 100 ditët e Qeverisë Kurti. Ju njoftoj se Zyra e Çështjeve të Kategorive të Dala nga Lufta nuk ka lëshuar asnjë certifikatë.

Z. Gucati e ndërton shpifjen e tij mbi keqkuptimin që krijonn njësimi i listës së veteranëve dhe listës pensionale të veteranëve. Një veteran kur gjendet pa punë përfiton pension 170 euro. Por, si veteran e ka përcaktuar Komisioni në të cilin ka bërë pjesë edhe z. Gucati.
Pra, ne bazohemi në Listat e Komisionit Qeveritar për njohjen e Statusit të Dëshmorit të kombit, Invalidit, Veteranit. Marrja e pensionit është automatike, ndërsa fryrja e listave ka qenë e vullnetshme.
Listat elektronike ne i kemi pranuar nga ish-drejtori i Zyrës, Gazmend Syla, dhe ato janë miratuar nga qeveria Haradinaj.
Gjithashtu, opinionin i zyrës për çështje ligjore është pro dhënies se këtyre vërtetimeve, sepse prokuroria speciale e Kosovës kur ka konfiskuar arkivin e kategorive të dala nga Lufta, nuk ka vendosur masë të përkohshme.
Numri i rritur i veteranëve nuk korrigjohet te pensioni që merr, por në listën ku është përcaktuar si veteran.
Në Listat elektronike mbetet edhe më shqetësues fakti se janë rritur numri i dëshmoreve dhe ai i invalidëve.
Lufta ka datat dhe heroizmin e vet. Dhe heroizmi i luftës nuk rritet duke fryrë listat, por duke rritur vërtetësinë e tyre. Kjo kërkon hetimin dhe vlerësimin e Prokurorisë, por dhe thirrjen në përgjegjësi të atyre që kanë shpërndarë emrat dëshmor, veteran e invalid vend e pa vend. Përgjegjësia iu takon edhe vetë atyre që i kanë marrë pa të drejtë këta emra të vyer.
Z. Gucati nuk mund të fshehë atë që ka bërë nëpër vite duke akuzuar Zyrën ku unë jam drejtues prej 100 ditësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu