Përse duhet kerkohet të dorhiqet, Isa Mustafa

0
1042

mustafe_krasniqi_287115

Problemi i Dardanisë së vjetër-Kosovës së sotme nuk daton me fyerjen e, çetnikut, Jabllanoviç e as me kërcënimet e Vuçiq, pasardhës i një qeverie kriminale që jo vetëm që nuk heqë dorë, por në mënyrë tinxare mundohet ta ringjall edhe më tepër epshin e çetnikizmit me modelimin e tij kinse të moderuar.

Për këtë situatë kaotike përgjegjësi morale dhe atë të së drejtës së vetëvendosjes sipas kartës së Gjenevës mban Evropa e cila përherë me shqiptarët është sillë me dy fytyra, që nga paqja e Shën Stefanit, konferenca e Berlinit dhe ajo e Ambasadorëve të Londrës që pamëshirshëm copëtuan trojet shqiptare duke i shpërblyer sllavët, madje edhe duke ju dhënë favore të përshtatshme për të dominuar si pushtetmbajtës.

Kjo politikë favorizuese po e trimëron çetnikizmin serb; Si kurrë më parë në botën demokratike nuk është shpërblyer krimineli, sa sot që shpërblehet shteti kriminel i Serbisë, në saje të një mashtrimi politik që po e luan politika Evropiane karshi Dardanisë së vjetër-Kosovës së sotme.

Këtë favorizim, në dëm të Kosovës, po e ndjejmë edhe pas luftës së përgjakshme ende Kosova me favorizime të reja sikur që është në veprim programi më famëkeq, ai i Ahtisarit, madje ndarja në territore dhe krijimi i Komunave etnikisht të pastërta me serbë, po ashtu edhe me vende të rezervuar për serbë në parlamentin e Kosovës.

Kjo situatë aq e ndërlikuar dhe kaotike vije si pasoj e një Evrope dyftyrshe e cila asnjëherë nuk u kërkoi falje shqiptarëve për të ligat që ua solli gjatë historisë, po gjithmonë duke e lënë të kaluarën në harresë ka bërë dhe ende po bënë kompromise të reja në dëm të shqiptarëve.

A nuk është absurde që 95% i shqiptarëve të bllokohet nga 2,5% i serbëve të cilët janë të dirigjuar nga Beogradi? Vallë kjo çudi a ndodh në ndonjë shtet demokratik dhe a mund të quhet normale përzirja e një shteti në shtetin tjetër, kur në emër të 2,5% serb të kërkoi sundim të ligjit sipas epsheve të shtetit të tyre kriminal, amë-Beogradit!?

Për këtë përgjegjësia u bie edhe qeverisë dhe parlamentit të Kosovës të cilët janë bërë kukulla të marra dhe bëjnë sehir para popullit dhe me votën e tyre të cilët po torturohen me mjerim, shpërngulje, papunësi dhe me politika shterpe e frikësuese, madje edhe me kompromise në dëm të shtetit, gjë që është në kundërshtim me vullnetin e popullit.

Për këtë nuk duhet kërkuar dorëheqjen e frymëzuesit të çetnikizmit, të    Jabllanoviqit, por duhet kërkuar dorëheqjen e Isa Mustafës i cili moralisht nuk e meriton të jetë Kryeministër madje brenda një muaji e më tepër, që nga koha kur ka ardhur në pushtet ka bërë tri shkelje të rënda, si:

  • Dalja në mbrojtje të Jabllanoviçit dhe në anën tjetër duke i kërkuar popullatës që të mos kërkojmë dorëheqjen e tij, Jabllanoviqit, që po luan me ndjenjat e nënave tona të cilat për 16 vite me ankth presin eshtrat e më të dashurve të tyre që ende i mban të fshehur shteti kriminal i Beogradit.
  • Që nuk bënë përpjekje ta ndalon shpërnguljen e shqiptarëve që kanë marr botën në sy dhe në anën tjetër heshturas po hesht kundër serbizimit të dhunshëm në pjesën e Mitrovicës Veriore, e cila për fat të keq nuk administrohet nga qeveria e Kosovës, por nga urdhrat e Beogradit.
  • Tërheqja e pikës së rendit të ditës për të mos u votuar ndryshimin i Ligjit për Ndërmarrjet Publike, e në veçanti për Trepçën. Gjë që kjo pika e tërheqjes erdhi si pasoj e ndërhyrjes së Beogradit në punët e brendshme të Kosovës, një ditë pasi qeveria e Serbisë në krye me Vuçiqin kërkoi që të mos e preket Trepça, për të cilin Beogradi këtë kompleks e konsideron si pronë të veten.

Pra, për këto tri arsye duhet të i kërkojmë dorëheqjen Isa Mustafës, me qëllim që të parandalohet rreziku i mëtutjeshëm i Kosovës e cila në hapin e parë po shihej se ka marr rrugë drejtë një humnerë të thellë. Për këtë duhet të jetë më e vëmendshme Kuvendi i Kosovës dhe të gjitha instancat e shtetit që të ndërmarrin më kohë hapat e sigurt për të mos e lejuar që koha të kthehet në vitet e 90-ta, apo për të marr një rrugë që është në dëm të republikës së Kosovës.

Shkruan: Mustafë Krasniqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu