Përse heshtim ne, kur vetvriten ish Ushtarët e UÇK-së ….. !?

0
820

U vetvranë 21 ish ushtarë të UÇK-ës,sepse ishin të perbuzur dhe të deshpruar tejmase

21 varre i´u shtuan Kosovës

E veja e komandant “Telit” nga fukaralleku qe e preku mish e asht,shtrini doren e lemozhes
Kësaj radhe këtë shkrim po e nisi me një thënje të strategut amerikan, U. Uilson me 1919 “… një miku im më bëri një vërejtje prekse një ditë. Ai tha: a e keni parë ndonjëherë një që të varë mbi oxhak vizoren, librin e llogaritjeve apo kazmën e të birit? – por, sa nga ju e kanë parë pushkën e djalit, karabinen e tij të varur? E pra, pse? Pushka është diçka barbare,kazma, vizorja dhe libri i llogaritjeve janë simbole te paqës e të punës këmbëngulëse po pse nuk i varin ato? Sepse nuk përfaqësojnë vetësakrifikimin. Ato nuk ju bejnë me lavdi ashtu si ju benë pushka,sepse kur e merrë atë pushkë me thirrjen që të bënë atdheu, ke rrezikuar gjithçka duke ditur se nuk do të marrish gjë. Më e shumta që mund të besh është të kthehesh gjallë ka një atmosferë nderimi…”

Kush ishin ushtarët e UÇK-ës dhe cili është nderimi për ta?

Kur kombi ynë erdhi në gjendje në tehun e thikës dhe kur toka e Kosovë digjej dhe shqiptaret të gjallë perzhiteshin nga makineria vrastare serbiane,burrat dhe burrneshat më të fortë të kombit,u mblodhën nga të gjitha trojet e Arbërit dhe Diaspora, për t´i berë ballë barbareve serbë dhe mercenareev rusë që benin kasaphanë tamam si në mesjetë. Nuk ishte kollaj,por ishte zor i madh t´i dalish perballë gjaksoreve, sllavëve te jugut dhe atyre të karpateve. Kishte te atillë që mbyllen deren ne dry, që më kurrë nuk u kthyen dhe qe nuk kishte mbetur as pulë e as macë, as vaji foshnjarak në djep,vetem bari ishte bere mbi një meter pa e shkelur kembë njeriu dhe…
Për token e perzhitur në Kosovë dhe shqiptaret si berrat ne hell, ishte bërë ne tavolinat e Akademikeve serbianë, në rrugen “Francuska numer 7”, ne Beograd,sipas planit “Patkoi”, per shfarosjen dhe debimin e shqiptareve nga trojet e veta stergjyshore denbabaden. Per veprimet ne teren ishte ngarkuar gjeneralmajori Sreten Llukiq.
Këtë plan famekeq e prishen dhe e thyen djemtë dhe vashat me të lavdishem që nga Berati e Llapi, qe nga Bujanovci e Tetova. Keta ishin krenaria kombëtare. U nderuan dhe do te nderohen nga populli dhe atdhetaret e devotshem qe e deshen hakikat atdheun. Nuk u nderuan nga zagaret e Titos dhe hajdutet e tashem…
Shih per këtë, gjatë luftes, poshtrimi i UÇK-ës prej pacifisteve kaloi neper disa faza. Ne krye filloi me një menyrë të msheftë,tinëzare.Lavdrohej çdo shenjë perulje e gjunjezimi, madje u dergoheshin telegrame

familjeve,te cilat milicet serbë i kishin çnderuar e ata kishin qendruar duarkryq. Me kujtua dicka,një student me mbiemrin Daci, i ndjekur nga milicet,nuk dorzohej,por vritej me arme ne dorë. Lideret shqiptarë,pacifistë,argate te deridjeshem me mish e me shpirt serbianë, u jepnin urdher njerzeve te tyre dhe popullit te mos shkojnë në vorrim. Studenti varrosej me dhjetë vetë. Disa ditë më pas, një punonjes arsimi nga Gjilani i aferte me Ibrahim Rugoven,anetare i komisionit famëkeq shqiptaro-serb,vdes ne një perleshje veturash. Lideret pacifiste,anetare te devotshem te lidhjes komuniste serbiane,orgonizojn varrimin ku merrnin pjesë 100.000 vetë…
Sfida është:studenti martir qe vdes per lirinë e Kosoves duhej te varrosej si një qen,ndersa anetari i komisionit qe organizohej nga Milosheviqi nderohej si hero. Kumti lexohej hapur. Kerkohej perulje e jo qendresë…
Faza tjeter ishte pergojimi i djemve dhe vajzave të UÇK-ës. Quheshin agjentë të serbeve ata qe jepnin jeten ne luftë kunder serbeve dhe kurrë nuk u kerkua falje nga pacifistet,kupto argat te deshmuar serbianë…
Faza tjeter ishte dyftyreshe dhe e rezikeshme;para popullit thonin ca fjalë simpatie per UÇK-ën, nderkaq,prapa kurrizit, ne Zyrat e Keshillit te Evropes, te NATO-s, OKB-es, te senatoreve,kongresmeneve, te ministrave… quheshin terrorristë,marsistë,fundamentalistë… me fjalë te tjera, pershtatje per të zhdukur.
Kjo ishte nje perbuzje nga argatet e deridjeshem serbianë,tradhtarë,tinzarë, te veshur me kemishen e demokratit-pacifistë…
Nderkaq, pas luftës “shoket e idealit” , hajnat qe deri dje nuk kishin brekë per te veshur i tradhtuan dhe u bene gushvarur. Keta gushvarur te ndersyerë nga Qeveritaret,fjalen e kam per Shoqatat e dalura nga Lufta, qe shume anetarë,para luftes qe nga nje kilometer largesi ia numroje sa brinj kane ne trup,u bene barkmdhenje sa nje derr dhe fare me nuk qajnë koken per shoket e”idealit”.
Kanë mbetur në meshiren e Zotit,nuk kanë barëra,bukë në sofër,fukaralleku i ka prekur mish e asht,perbuzen tejmase. Kapot e tyre, u benë milionerë me hotele luksoze si ne Miami,ca langojë sillen verdallë pas vejushave te tyre, ne qafë mbajnë te varur inxhir te trash ari,tamam si diku kur u jepnim gjylper qenve dhe ja varnim si medalje…
Kohë me parë, doli ashiqare e veja e komandant “Telit”, per te kerkuar bukë per femijet. Hej, a vrete ndergjegja e tyre. A kanë sy e vesh keta hajdut e haram u qofte per jetë të jeteve…!
U perbuzen ne luftë, u perbuzen pas luftes, Çka është kjo? Lanë gjymtyrë të trupit maleve per atdheun e jo per kurveri,fleten ne acar llogoreve e jo ne dyshek, ne vend te jastuket vunë grumbull dheu e ata bene gosti me def e me violinë,neper kafene dhe kur mbushej barku peshurrnin si qen mureve dhe trungujve te lisave. A është kjo drejtesi?
U vetvranë pas luftes 21 luftetare te lirisë. U shtuan 21 varre te reja në Kosovë. Shumë femijë mbeten jetim. Perse…?
Sepse iken te deshpruar, te tradhtuar, te perbuzur. A i vret ndergjegja fotelashet, qe pa marre te japin me lehtë gruan se sa fotelen.
Dhe krejt ne fund, perse ne heshtim kur bejn vetvrasje krenaria e kombit? Çka duhet ne te bejm ne te ardhmen per ta ndaluar kete dukuri shqetesuese? Udhë ka shumë por duhet kerkuar ate. Personalisht, iá kam shkruar nje leter publike kryeministrit te Kosoves, Z. Hashim Thacit, Ata qe jane te interesuar te kerkojn ne google…
Nga, RESHAT BADALLAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu