Me cilëndo kushtetutë të cilitdo shtet në Botë nuk ka mundësi që qeveria, që del nga republika parlamentare, të miraton e zbaton marrëveshje me shtete armike, pa ratifikimin e atyre marrëveshjeve nga parlamenti dhe pa u verifikua nga Gjykata Kushtetuese. Kjo është e mundur vetëm në Republikës të Kosovës, për fatin e të cilës vendos sundimi diktatorial i Brukselit! Andaj, në vend se Kuvendi i Republikës të Kosovës të nxjerr Rezolutë kundër FUSNOT-ës SERBE, Kuvendi për të mashtruar opinionin, nxori një Rezolutë kundër zgjedhjeve të Serbisë në veri të Republikës të Kosovës, edhe pse me pranimin e FUSNOT-ës, juridikisht Serbisë ju dha e drejta të shtrinë sovranitetin mbi vendin ton. Pra edhe të mban zgjedhjet e veta në Kosovë (pa Republikë) duke konsiderua Kosovën krahinë të veten.
Një nga detyrat kryesore të parlamentit (në cilindo shtet në Botë) është edhe shqyrtimi, refuzimi apo miratimi (ratifikimi) i marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale që i realizon qeveria në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Po shihet çart se me marrëveshjen e imponuar nga diktatura Brukselit mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, që solli FUSNOT-ën serbe, me Rezoluten 1244 brenda dhe me emrin e Republikës e Kosovës jashtë, ishte në kundërshtim edhe me ketë Kushtetutë çfarë është Kushtetua mjerë e Ahtisarit, e në të cilën bëjnë be e rrëfe qeveria dhe parlamenti i Republikës së Kosovës. Ky është çmimi i kolaboracionizmit që po quhet “partneritetit” me BE në sundimin kolonial e diktatorial të Brukselit mbi Republikën e Kosovës me te cilin janë pajtua të gjitha partitë parlamentare pa përjashtim.
Miratimi i FUSNOT-ës serbe me 1244 brenda e me emrin e Republikës jashtë, juridikisht e kthen sovranitetin e Serbisë mbi Republikën e Kosovës. Me këtë faktikisht dhe juridikisht ju dha leja Serbisë që të mban edhe zgjedhjet e veta brenda Republikës së Kosovës. Kështu si u nxor pastaj REZOLUTA KUNDËR ZGJEDHEJVE NË VERI, jo vetëm se kjo është një farsë e mashtrim për opinionin, por dëshmon dhe për mos njohje elementare te rendit juridik dhe për pa aftësi elementare për të udhëheq shtetin.
Prandaj nëse është dashur të pengohet mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë brenda Republikës së Kosovës, atëherë është dashur të nxjerrët rezoluta mbi anulimin e tera marrëveshjeve mes Grupit për Negociata me Serbinë (GNS) dhe shtetit armik Serb nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës. Parlamenti i Republikës se Kosovës me aktin e shpalljes së pavarësisë me 17 shkurt 2008, do të duhej një herë e përgjithmonë t´a shfuqizonte vet Rezolutën 1244 në territorin e Republikës se Kosovës, sepse pavarësia e as një shteti nuk vjen nga OKB por vetëm nga vet popujt e atyre vendeve që krijojnë shtet e veta.
Por, Qeveria e Republikës se Kosovës me diletantizmin e Edita Tahirit e riktheu vet Rezolutën 1244 e cila e njohu sovranitetin e Serbisë mbi Kosovë. Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës në vend se te reagojnë energjikishtë dhe që të hedhin posh në mënyrë kategorike këtë marrëveshje, ata i futen veshtë në lesh dhe tani merren me rezoluta për ndalimin e atyre zgjedhjeve që i kanë pranua vet me FUSNOT në Bruksel. Kjo nuk mund te arsyetohet me presion nga “miqtë ndërkombëtar”, sepse ata që juridikisht e kthejnë Republikën e Kosovës para 1999 nuk janë miq tan por miq të Serbisë. Po shihet çart se për Brukselin vendi i ynë është koloni e BE ku ata munden te vendosin diktaturën e vet ultra të djathtë dhe e cila nuk ka shumë dallim prej diktaturës ultra te majtë te ish Bashkimit Sovjetik.
SI FUKSIONON SHTETI JURIDIK NË VENDET DEMOKRATIKE?
Kur Qeveria me mekanizmat e vet nuk parandalon apo nuk anulon arritjen e marrëveshjeve të dëmshme për vendin ton, nga ndonjë grupi qeveritare apo të ndonjë pjesëtari të qeverisë, atëherë reagon Parlamenti dhe anulon marrëveshjet e tilla te dëmshme. Nëse parlamenti nuk reagon, si ndodhi ne këtë rast, menjëherë duhet të reagon Gjykata Kushtetuese, sepse këtu është fjala për shkelje fundamentale të sovranitetit të vendit. Kur të dështojnë tërë këta mekanizma shtetëror, atëherë reagon opinioni. Ne pame se si ndodhi me Marrëveshjen e Qeverisë të Salih Berishes me Greqinë ne përcaktimin e kufijve detar mes të dy shteteve!
Opinioni reagon kështu si reagoi duke ju kundërvu në mënyre masive kësaj Marrëveshje antikombëtare dhe antishtetërore, edhe përmes të opinioneve publike edhe përmes të anketave të shumta, ku shihet se shumica absolute e popullatës është kundër kësaj marrëveshje me Serbinë. Në raste kur behet fjalë për interesa vitale te Vendit, pa tjetër duhet të organizohen Referendume. Kjo është rruga demokratike e vendosjes për fatin e vendit.
Nëse institucionet nuk i korrigjojnë qëndrimet e veta duke e respektua demokracinë, atëherë fillojnë demonstratat me kërkesa për shkarkimin e Vendimeve të tilla dhe të këtyre Institucioneve diletante në rruge demokratike, duke thirrur zgjedhje të reja, nga të cilat përjashtohet pjesëmarrja e atyre që kanë shkelur sovranitetin e vendit një herë dhe që kanë sjellë në zgjedhjen të parakohshme. Ato subjekte që një herë shkelin sovranitetin e Republikës së Kosovës atyre duhet ndaluar përgjithmonë pjesëmarrjen në zgjedhje, sepse ndryshe ndodh ajo që ata me vota te vjedhura sërish vazhdojnë të hynë në pushtet dhe që serish të e rrezikojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Nëse as pas demonstratave paqësore këto institucione nuk organizojnë zgjedhje të reja, atëherë populli me nuk del në demonstrata dhe ai me këtë tregon se me nuk beson më ne zgjedhje demokratike të çështjes. Atëherë populli behet gati për mal. Keni kujdes pra, e mos e nxjerrin popullin ne mal, se atëherë më nuk ka zgjedhje paqësore të as një gabimi tuaj.
Kam droje se këto Institucione aktuale (Parlamenti, Qeveria dhe Gjykata Kushtetuese) nuk do ta kuptojnë ketë apel. Ky dyshim i imi bazohet edhe në përvojën me te re me këto Institucione kur ato deklarojnë se nuk i lëshojnë pe Serbisë, dhe nuk kalon as java dhe ata i han fjalët e veta. Rasti konkret është embargoja e reciprocitetit me Serbinë, emri i Republikës e etj. Opinioni e din ketë ngjarje dhe nuk ka nevojë që t´a përshkruaj. Por, mund të konstatoj se ato u treguan se kanë qëndrime pro serbe, sepse vepruan sipas interesave të Serbisë dhe në dëme të Republikës së Kosovës edhe me anulimin e reciprociteti edhe me miratimin e FUSNOT-ës serbe.
HIPOKRIZIA E DIKTATURËS TË BASHKIMIT EVROPIAN NDAJ LIRISË TË LËVIZJES
Me 14 janar populli e mbylli kufirin me Serbinë me demonstrata. Qeveria u përgjigj me mbylljen e kufirin me Shqipërinë dhe e hapen kufirin me Serbinë, duke përdor dhunë brutale të urdhëruar nga Brukseli. Kur me 14 janar 2012 ne vend se qeveria dhe policia të zbatojnë Reprocitetin, populli demonstruesit e zbatoi Rezolutën e Parlamentit të Republikës së Kosovës mbi reciprocitetin, duke im mbyll kufijtë me Serbinë për disa kohë, Brukseli ne meny të orkestruar filloi te akuzon demonstruesit për “kufizimin e lirisë se lëvizjes” edhe pse Brukseli kufizimin e lirisë se lëvizjes për Republikën Kosovës e ka shndërrua ne Aushfic të vizave te tyre.
Nuk ka vend në Botë të ketë liritë e lëvizjes me të kufizuara se sa Republika e Kosovës me anën e vizave të vendeve anëtare të BE. Andaj habit pafytyrësia e diplomatëve të BE në mbrojte të lëvizjes se lirë të njerëzve dhe të mallrave serbe në vendin ton, kur ata vet ia kanë kufiza qe 12 vite të drejtat në lëvizje te lire qytetarëve dhe mallrave nga Republika e Kosovës për ne vende e tyre. Ndërsa ata vine edhe me tanke në vendin tone pa i pyetur fare Institucionet e Republikës së Kosovës.
Këto Institucione vendore shpesh tregohen të pamëshirshme brenda llojit të vet (edhe mes partive të ndryshme edhe brenda vet partive të tyre) duke mos i lëshuar pe njeri tjetrit në as një drejtim, por para ndërkombëtarëve sillen me përulje më të turpshme. Nga ana tjetër ndaj opozitarëve brenda e jashtë partive thurin gjithfarë intrigash e thashë e të thanash të pa vërteta vetëm pse ata ua zbulojnë e publikojnë gabimet me paramendime pozitive qe ata ato të i korrigjojnë.
Me që Partitë politike janë të pafta me e qeveris vendin në mënyrë sovrane e dinjitoze ato bëhen rob te mentaliteti autonomist dhe udhëhiqen me logjiken se duhet te veprojnë sipas diktatit të diktaturës së Brukselit. Pa aftësinë e vet në drejtim te qeverisjes e kompensojnë me aftësinë e shkathtësinë e vet për komplote kundër personaliteteve opozitare dhe për krijimin e mjegullës politike me të cilën mbulohen dështimet e tyre. Këta burra i katandisen shqiptaret ne ketë situate pa rrugëdalje dhe ua dogjën idealin e rilindësve gati në pa shpresë për një shtet shqiptare demokratik të bashkuar dhe te barabartë me shtete tjera.
SAJIMI I MJGULLËS POLTIKE NGA SHERBIMET INFORMATIVE PARTIAKE
Kohëve te fundit SHERBIMET INFORMATIVE PARTIAKE (qe nuk kanë pushua se vepruari as një herë) i kanë vu në funksion edhe do traktor të vjetër që bëjnë shumë zhurmë dhe ndyjnë ambientin me gazrat e veta helmuese, për të tërhequr vërejtjen nga gjerat kryesore në gjera dytësore.
Shembulli konkret është zhurma e prodhuar përmes të dy-tri korbave të mërgatës së qyqeve të cilët duke e nëpërkëmbur emrin e Jusuf Gërvalles, mundohen të afirmohen vet personalisht, me qe nuk kanë rruge tjetër të afirmimit pos keqbërës. Por, edhe me qëllime djallëzore që para opinionit të brendshme dhe të jashtëm të ulin vlerat reale të LPK dhe të UÇK, duke e prezantua veten rrejshëm si themelues të tyre.
Ata qe e duan me te vërtet Jusuf G٥rvallen dhe heronjtë e dëshmorët e tjerë të kombit vazhdojnë luftën kundër armiqve sllav për realizimin e amaneteve te tyre e jo duke nxitur vëllavrasje brenda shqiptarëve me akuza të rreme se gjoja Jusuf Gërvallen e “paska vra” filan shqiptari. Pafytyrësia e tyre idiote shkon deri aty sa për dezinformim e shpifje qe i bëjnë ata vet i akuzojnë të tjerët, sepse e vërteta për ata është si rrezja e diellit për vampirët .
Për të arritur këtë ata sulmojnë autoritetet kryesore të LPK e të UÇK dhe sidomos Komandantin e SHP të UÇK. Është për keqardhje se si i qesh nuri nga gëzimi edhe kryetarit te parlamentit që ishte ish shok i Komandantin e SHP të UÇK, kur Zvicrra nga ai kërkon që Komandanti të shkarkohet nga detyra e Deputetit e të thirret në përgjegjësi për diçka që Zvicra ka marr Vendime Ligjor me Komisione të veta Shëndetësore. Komandanti, tani vihet para një terroi të organizuar propagandistik për t´a thyer shpirtërisht dhe politikisht, që për mes të tij të goditet besimi te UÇK-ja.
Komandanti nuk sulmohet vetëm për të degraduar atë personalisht, por për t´a degraduar LPK dhe UÇK si formacione çlirimtare. Nuk ka dyshim se në prapavijë të tera këtyre veprimeve qëndrojnë aleatet serbo-grek brenda BE, sepse qëllimi i tyre është zhveshja nga tera vlerave të veta historike të kombit shqiptar. Këtu atyre ju përputhen interesat me veglat vendore te regjimeve te huaja ne vendin ton. Natyrisht se unë me ketë mbroj vlerta e UÇK dhe vlerat ushtarake vet komandantit të SHP të UÇK gjate luftës.
Në përfundim të them edhe një here se janë këto 30 vite lufte të suksesshme politike e të armatosur të pa ndërprere te LPK dhe UÇK për arritjen e pavarësisë, për bashkimin e mëvetësinë sovrane kombëtare brenda një shteti. Ky proces që është në zhvillmë dhe kjo luftë nuk munden të ndale as me FUSNOT-a serbe, as me REZOLUTA demagogjike dhe as me komplote të dështakëve që me zhurmën e FERGUSONAVE të Beogradit filluan të tymosin e të ndyjnë ambienti ku ata qarkullojn edhe një herë pas 30 viteve me intrigat e kuzhinave serbe . Megjithatë, bashkimit kombëtar nuk ka fuqi që mundet ti del përpara.
Shkruan: Avdullah Prapashtica