Përse kanë shkuar Haradinaj e Mustafa në Berlin?

0
641

Isa dhe Ramushi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka shkuar zyrtarisht në Berlin, por në vizitë private me bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj.

Sipas një zyrtari gjerman, që ka folur në kushte anonimiteti për “Indeksonline”, Haradinaj mund të takohet me një deputet gjerman, por aty nuk bëhet fjalë për takim zyrtar.

“Indeks Online” shkruan se edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa nuk do të zhvillojë takim zyrtar me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, por me këshilltarin e saj.

Sipas disa medieve të afërta me LDK-në, ditëve të fundit është raportuar që Mustafa do të takohet me kancelarin gjermane, Merkel e cila mund ta ndihmojë atë duke i sugjeruar për hapat e mëtutjeshëm në ndërtimin e institucioneve të vendit.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu