Përse kërkon falje kadarea ?

0
715
Kolosët w vërtetë të patriotizmit e të letërsisë shqipe dhe autoritetet e rrejshme poltike !
Edhe njerëzit e mëdhenj gabojnë. Vetëm njerëzit e mëdhenj  dine të korrigjohen. Është burrëri me kërkua falje  para njerëzve të gjallë dhe të vdekur në raste kur të gabohet ndaj tyre.  Kadare është mbreti i letërsisë shqiptare. Kadare është vlere kombëtare të cilën duhet t´a ruajmë dhe t´a respektojmë. Por, nga Kadare nuk duhet krijuar mit të pa gabueshme në sferat tjera të jetës. Sepse shkrimtari i madh, megjithatë   është një shqiptar i vogël i cili  ia ktheu shpinën Atdheut  në kohën kur me së shumti i duhej Shqipërisë! Ismail Kadarea  është  i barabartë me ata që në vitin 1990 kacavirreshin nëpër anije për me ia kthye atdheut shpinën,. Atdheu i tij i varfër dhe  i rrethuar me armiq e rriti dhe e shkolloi Kadarenë duke bërë nga talenti i tij një emër botëror. Tëra librat e tij janë shtypur e shpërndarë me djersën e shqiptarëve dhe me menaxhimin e regjimit të Enver Hoxhës. Çdo shqiptar që e ka ble një Liberi të  Ismail Kadarës ka investua në Kadarenë. Por,  fakt është se Ismail Kadare e përmbysi sofrën ku është ushqyer dhe e cila e  kishte rrite si njeri dhe si shkrimtar. Ismail Kadarea ia ktheu shpinën Mëmëdheut  kur Mëmëdheut  lëngonte në shtratin e vdekjes dhe kur më së shumti kishte nevojë për te. Por, Mëmëdheu e fali atë dhe prapë i shtriu krahët të e përqafon si djalin e vet. Askush nuk hoqi dore nga Kadare pse ai beri gabim. Ismail Kadare duhej të rrinte në Shqipëri dhe t´a bënte atë që e beri Havli në Çekosllovaki.  Por, Ismail Kadera edhe me ketë largim nga Atdheu  dëshmoi se letrari i madh është një politikan i vogël.
Adem Demaçi nuk kishte me qen më Adem Demaçi po që se  e kishte pranuar sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën!
Në kohën e Konferencës se Rambujesë, Ismail kadarea, Ibrahim Rugova dhe Rexhep Qosja vepruan bashkë ndërsa Adem Demaçi  ishte kundër Dokumentit të Rambujesë,  me të cilin njihej sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën!
Kadareja është si letrari i madh, por  se është një politikan i vogël dëshmoi edhe me kritikat që ia drejtoi Adem Demaçit  për Konferencën e Rambujesë. Si pas mendimit tim, së pari për ketë Kadareja është dashtë me kërkua falje  para kombit shqiptarë që ia ktheu shpinën Atdheut kur ai i duhej me se shumti, pastaj para Adem Demaçit mu për shkak të Rambujese. Sepse  në Rambuje është nënshkruar një dokument t me të cilin shqiptaret e kanë pranua sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Adem Demaçi nuk kishte me qen më Adem Demaçi po që se  e kishte pranuar sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Dokumenti i Rambujese  ka hy ne arkivat historike si i tille dhe si i tillë është përkrah edhe nga Ismail Kadareja.  Ismail Kadareja nuk ka mundë t´a dijë se çfarë pasojash mund te kishte kombi po qe se edhe Milosheviqi t´a nënshkruante dokumentin e Rambujes, sepse nuk e ka largpamësin politike që e ka Adem Demaçi. Merreni me mend se ku do te ishte Kosova sot po te kishte pranua edhe Millosheviqi nënshkrimin e Dokumenti i Rambujese! Po te kishte pranua edhe Millosheviqi nënshkrimin e Dokumenti i Rambujese sot ushtria serbe do të ishte ë kufirin me Shqiperinë. Pra, Kadareja do të duhej ti kërkonte falje Adem Demaçit e jo Ibrahim Rugovës.
Shtrohet pyetja pse u dashka me i kërkua falje Ibrahim Rugovës i cili kurrë në jetën e vet nuk ka ber as një vepër patriotike dhe që ka qen gjithmonë qatip i regjimit titist. Ibrahim Rugova nuk ia përmbysi sofrën e titizmit sikur që Kadareja ia përmbysi sofrën enverizmit. Ibrahim Rugovës për dhjet vite ia ruajti paqen e qetësin Millosheviqit me politiken e vet pacifiste. A duhet me i dhanë mirënjohje Ibrahim Rugovës që si udhëheqës i Partisë Komuniste Jugosllave  e qoi në burg Grupin e Intelektualëve të Universitetit të Prishtinës  në vitin 1981 në krye me Mr. Halil Alidemne e Mr. Ukshin Hotin, Ekrem Kryeziun e të tjerët. Gjë që te Mr. Ukshin Hoti u bë edhe për herën e dyte, nga i cili burg me ai nuk doli gjallë.  Apo mos Kadare kërkon falje te Rugova sepse ka dëshirë të i hyn në hatër  Francës, aleates se vjetër të Serbisë dhe mu për ketë vazhdon t´a injoron Adem Demaçin, ndërsa harron t´i kërkon falje edhe Rexhep Qoses? Janë këto pyetje  e dilema që i imponon ky gjest i Kadaresë!
Rexhep Qosja e Ibrahim Rugova ndërtuan karrierat e veta në kohen kur Adem Demaçi ishte në burgjet jugosllave  të Titos e të Fadil Hoxhës. Por Qosja nuk pranoi kurrë ti denoncon koleget e vet te UDB-a jugosllave, si beri Ibrahim Rugova me  Krupin e Intelektualëve në krye me Mr. Halil Alidemne e Mr. Ukshin Hotin etj. Prandaj  Rexhep Qosja është kolos i letërsisë   shqiptare në nivel me Kadarenë. Qosja  ka dite të e mbron Demaçin kur ishte aktive fushata me e egër e hijeve titiste  kundër Adem  Demaçit në vitin 1999. Mirëpo, me Adem Demaçin  nuk mundet të krahasohet as Kadareja as Qosja, e le me  Ibrahim Rugova, i cili pos autoritet te rrejshëm të krijuar nga ish LKJ dhe nga aleatët  Serbisë në Evropë, nuk ka as një vepër me vlerë pas veti. Franca dhe aleatet tjerë të Serbisë  organizuan fushata propagandistike me afirmua profilin politik  kapitullues e pacifist të Ibrahim Rugovës për me vu nën hijen e tij të zeze emrin e Adem Jasharit dhe të profilit  të tij të shqiptarit kryengritës që me armë në dorë   i del zot atdheut të vet, si dhe emrin e Adem Demaçit dhe të profilit  të tij të shqiptarit kryengritës me të cilin nuk ka mundësim me bë tregti politike me fatin e atdheut të tij. S´ka dyshim se Franca dhe aleatët tjerë të Serbisë kanë nevojë  ende për profilin politik të Ibrahim Rugovës, andaj politikanet e ri kosovar i detyrojnë të shkojnë të përkulen te varri i Rugovës nëse duan të  hyjnë apo të qëndrojnë në institucionet vasale të Brukselit ne Kosovë.
Ademm Demaçi është Mandela i Aparthejdit të Evropës, e cila e krijoi Jugosllavinë artificiale dhe e mbështeti derisa ajo u shkatërrua. Adem Demaçi pos që i beri dritë Lëvizjes Kombëtare për Pavarësi duke qëndruar 28 vite në burgje, ai gjatë luftës pat guximin të hap Përfaqësinë e UÇK-ës në mes te Prishtinës  dhe qëndroi në Kosovë edhe kur krejt liderët tjerë ia kthyen shpinën Kosovës në vitin 1999. Adem Demaçi është i veçantë sepse kurrë nuk u mashtrua, kurrë nuk u korruptua dhe kurrë nuk u frikësua nga askush. Adem Demaçi është i veçantë sepse të bardhesë i thotë të bardhe dhe të zezës i thotë e zezë pa ua var veshin të tjerëve. Adem Demaçi është i veçantë sepse me ter qenien e vet është vu në shërbim të Atdheut. Dhe në atë rrugë ka qëndrua gjithmonë vetëm drejtë. Adem Demaçi ishte dhe mbeti tribun i vegjëlisë dhe pran vegjëlisë se popullit te vet, edhe pse pat mundësi të ngjitet lart shkallëve politike në rang botëror. Adem Demaçi  nuk është njeri i pagabueshëm dhe edhe ai mund te gaboi dhe secili ka të drejte të i kritikoi gabime e tij. Por, kush e ofendon Adem Demaçin ose është  fundërrinë e çmendur, ose është tradhtar. Është nder për çdo shqiptar me gjak e zemër  shqiptari që jemi bashkëkombës  të Heroit Kombëtar Adem Demaçit!  Është nder për çdo shqiptar me gjak e zemër  shqiptari që kemi mes neve kolosët e letërsisë shqipe si Ismail Kadarenë dhe Rexhep Qosen!
Nga: Kushtrim Janina

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu