PËRSE PO HESHT MESIA?!

0
539

Përmes identitetit të rrejshem Shtetëror, nuk mundët të shuhet identiteti i vërtet Nacional i Shqiptarve

Ka do kohë që njeri prej liderëve te ish Lëvizjes Vetëvendosje, tani Partia Lëvizjes Vetëvendosje, në një program nate të Radio Kosovës pat deklarua se truri i Kosovës gjendet jashtë Kosovës. Në dukje të parë kjo  nuk kishte me  lënë ndonjë përshtypje të veçantë po të mos ishte e vërteta nga  historia e jon, e cila dëshmon  se nga periudha e Gjergj Kastriotit e deri te Ismail Qemaili dhe  që nga Myslim Peza e deri te UÇK erdhën nga mërgimi brenda vendit për ti shtyrë përpara proceset e çlirimit dhe bashkimit kombëtar.

 

Kjo nuk do të thotë se nuk ka ekzistuar  edhe faktori i brendshme, por se faktori i brendshëm ka marr jete dhe energji  vendimtare vetëm kur mërgimtaret patriot janë vu në lëvizje. Faktikisht pa bashkëpunimin e faktorit të brendshëm me atë të jashtëm as një hap përpara nuk do të ndodhte. Kjo edhe sot është aktuale dhe faktike. Lëvizja kombëtare brenda vendit dhe Lëvizja kombëtare jashtë vendit janë si dy këmbë të një trupi. Nëse nuk lëviz njëra këmbë trupi lëviz me vështirësi përpara nëse janë dy këmbët e pa lëvizshme, trupi i tillë është plotësisht i varur nga të tjerët. Nëse dy këmbët janë të shëndosha, trupi ece përpara pa u varur fare nga të tjerët.

 

Edhe në afirmimin e Çështjes Kombëtare Shqiptare, në të gjitha periudhat historike, rol vendimtar ka pas mërgata patriotike.  Popujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Popujt e Shteteve të   Evropës dhe të kontinenteve tjera as që kishin me ditë se ekziston një Shqipëri dhe një popull shqiptar i okupuar dhe i copëtuar nga shtet armike, pa  aktivitetin e Shoqatës Patriotike shqiptaro-amerikane VATRA  si dhe të gjithë shoqatave e Lëvizjeve tjera dhe të patriotëve tjerë mërgimtar! Këtu, sigurisht që nuk e kam fjalën për ata që dështuan ne rrugën e kauzës kombëtare, por vetëm për ata që i mbeten deri në fund besnik asaj, duke u përsërit të vërtetën atyre që nuk pritojnë ti´i përsërisin gënjeshtrat e veta për te e legalizuar pushtetin e vet ilegal.. Prandajtë arratisurit politik duhet te kenë statusin e të ish burgosurve politik dhe duhet te jenë të përfaqësuar në institucione, sepse qëndrimi mospërfillës i institucioneve ndaj mërgatës patriotike do ti kushton vendit shumë shtrenjte !

Tani kur po heshtin patriotet brenda vendit si dhe mërgata patriotike jashtë vendit,

procesi e zgjedhjes se çështjes kombëtare kanë fillua të zbehet dhe vendi po fundoset nën një sundim të ri kolonial.

Kur flas përHESHTJEN nuk e kam fjalën për heshtjen individuale, sepse ashtu do te hyja në hak shumë veprimtarëve që kurrë nuk u ndalen se vepruari, por fjalën e kam për heshtjen kolektive, sepse ka kohë që nuk kemi protesta e demonstrata masive as brenda vendit as ne diasporë edhe pse ka pas shumë arsye për veprime të tilla.

 

Sepse ky sundim i ri është shumë me perfid dhe më të rrezikshëm se sa gjitha sundimet e perandorive të me parme.  Sundimet e me parme e kishin prioritet dhunën brutale  ndërsa Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian  prioritet e ka korruptimin e parive politike. Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian e ka zëvendësua me sukses ish Perandorinë e  gëzofit të kuqe të ish Bashkimit Sovjetik, me qyrkun e  zi të feudalizmit të vjetër të  maskuar e modifikuar, por me po ato qëllime  që i kanë pas sundimtarët shekullit të 18, që sundimin e vet të e shtrijnë mbi vendet e popujve tjerë, në emër të shuarjes se popujve të vegjël për “krijimin e popujve të mëdhenj”.  Si dikur kur vepronte Stalini për krijimin e “kombit socialist sovjetik”  dhe si po vepron tani Brukseli për krijimin e “kombit feudal evropian”, por që  në realitet në emër të integrimeve asimiluese  i shuanin e po i shuajnë popujt e vegjël dhe ua përvetësonin e po ua përvetësojnë atdheun e tyre. Diktatura Stalinisite në Bashkimin Evropian sovjetik quhet SUNDIM I LIGJEVE diskriminuese !

 

Pra, fjala është për sundimin diktatorial te ligjeve diskriminuese me te cilat favorizohet shtresa e pasur dhe diskriminohet popullsia e gjer. Me te cilat favorizohen shtetet e pasura ne kurriz e shteteve të varfra.

 

Thamë se Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian armen kryesore e ka korruptimin e shantazhimin e elitave politike të vendeve tjera dhe instalimin e agjenturave të veta në udhëheqjet e vendeve tjera, duke i ber kështu këto vende politikisht plotësisht të varura.  Përmes tyre pastaj edhe me ligjet e imponuara me dhune nga Brukseli, legalizohet statusi kolonial e këtyre vendeve. Ky PARTNERITET me reaksionit vendor me pushtetin kolonial të Brukselin është kolaboracionizëm klasik i maskuar KEQ pas “integrimeve evropiane”! Hapi i dyte është shkatërrimi i ekonomive nacionale të këtyre vendeve përmes te privatizimit kriminal duke  i ber kështu këto vende  ekonomikisht plotësisht të varura. Natyrisht se ata Që VAREN PREJ EKSPORTIT TE PRODHIMEVE TE VETA NUK LEJOJN QE VENDET TJERA TE PRODHOJNE VET, sepse kështu shuhen tregjet e shitjes se prodhimeve te tyre. Hapi tret është rrënimi i bazës sociale të popullsisë që njerëzit  e shtyrë në kufijtë  ekzistence sociale të mos kenë mundësi të organizojnë kryengritje ndaj sundimin e huaj kolonial të vasalëve të brendshëm, i cili në emër të misioneve e të përbashkëta e anëtarësimit ne NATO e INTERPOL  shtrin sundimin e vet brenda këtyre vendeve edhe në aspektin ushtarak edhe në atë policor e gjyqësor.

 

Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian po vepron kështu edhe ndaj vendit dhe popullit ton. Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian ka instalua ne vendin ton një pushtet të marionetave të veta përmes të cilave po  bane përpjekje që ta demolon dhe shuan edhe emocionalisht kombin shqiptar, duke e lidhur pjese te copëtuara te tij me nocione gjeografike.  Shembulli konkret është ky kur Brukseli i shpiku “kombin, flamurin e himnin kosovar”, përmes te pakos se Ahtisarit, për t´a shuar  pjesën elite  të kombit shqiptar që ka luftua gjithmonë për çlirim dhe bashkim kombëtar në një shtet unik shqiptar.

NË EMËR TË IDENTETI TE RRJESHEM SHTETËROR

PO PROVOHET TE SHUHET IDENTETI I VERTET NACIONAL I SHQIPTARVE

Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian ka krijua një pushtet ne vendin ton i cili është i pa afte për zhvillimin  e politikes dhe të ekonomisë se pavarur me te cilën do te ishte arritur përmirësimi i gjendje së mjerë sociale. Ky lloj pushteti nuk mund të zhvillon ekonomin vendore  që vendi te mos importoi dhe  as te hap vende pune me çfarë arrihet mirëqenia sociale. Ky lloj pushteti zhvillon politika  parazitare e sajon programe e ligje  se si me e shfrytëzua sa me shume popullin e vet dhe se i me dhanë sa ma pak ati. Një pushteti cili nuk ka aftës për organizimin e prodhimtarisë vendore dhe qe vazhdimisht importon mallra te huaja është i gjykuar në varfëri e mjerim social.

 

Fjala është për pushtet tipik reaksionar dhe se dallimi mes reaksionarëve vendor me pushtetin reaksionar te vendeve tjera qëndron aty se atje në pushtet është borgjezia e mirëfillte, ndersa te ne në  pushtet janë llumperproletaret e korruptuar  që dikur vepronin ose si titistë vërtetë ose si enverist te rrejshëm.  E përbashkëta e tyre është instrumentalizlmi i shtetit si aparat të dhune në duar të reaksionit feudalit modern kur klasa sunduese jeton plotësisht  në kurriz te shfrytëzimit të klasës  prodhuese, pa ber as një përpjekje për  zhvillimin ekonomik e social të vendit.

 

Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian e ka rikthye në fuqi skllavërimin  e punëtorëve. Punëtoret tani janë jashtë mbrojtës ligjore. Tani në vendet e Evropë tregtia me njerëz  është  legalizuar plotësisht. S´ka me ndërmarrje që punëson punëtor të rregullt, por gjithë punëtorët blihen  e shiten nga firmat skllavopronare qe quhet FIRMA PËR NDERMJETSIM të punësimit! Njësoj si firmat për ndërmjetshmin e prostitucionit dhe te tregtisë me njerëz. Tani Entet Shtetërore për Punësim që me kushtetutë janë te vetmet institucione për zbatimin e politikave te punësimit racional, janë jashtë funksionit. Në realitet  ato janë shndërrua ne shërbime te firmave private për punësim qe merren me shitblerjen e punëtorëve. Punëtorët e mjerë te pa mbrojtur nga askush detyrohen te pranojnë edhe ketë skllavërim  për te siguruar ekzistencën biologjike. Ata me te ardhurat nga puna e vet ju sigurojnë jete luksoze skllavopronarëve ndërsa për vete jetojnë ne kufi te varfërisë se skajshme. Nëse marrin guxim te ankohen ju hiqet edhe kjo mundësi dhe ju imponohet puna e quajtur 1 EURO punësim. Pra, punëtoret e pa punësuar ne vende te rregullta pune jetoj ne varfëri të thellë duke ju siguruar vetëm streha dhe ushqimi ditor, ashtu si veprohet me kafshët shtëpiake që detyrohen të bëjnë punë të renda kundër vullnetit te vet vetëm sa për ushqim e strehë.

 

Kjo dëshmon rrënimin e marrëdhënieve parimore kapitaliste mes punëdhënësve e punëmarrëseve dhe për rikthim në marrëdhënie feudale skllavopronare. Dallimi mes kapitalistëve dhe feudalëve është aty se kapitalistet zhvilluan ekonomit nacionale ndërsa feudalet e ri të e Bashkimit Evropian po e rrënojnë atë, për ta shtrirë sundimin e vet jashtë kufijve nacional, sepse kufijtë nacional janë bërë pengesë për shtrirjentregjeve të tyre.!

PËRSE POPUJT E EVROPËS E REFEUZUAN KUSHTETUTËN E BASHKIMIT EVROPIAN?

Kjo është oferta  që Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian ju  imponon Popujve të Evropës nën maskën e pseudo demokracisë. Popujt e Evropë e refuzuan Kushtetutën e Bashkimit Evropian sepse ajo godite interesat vitale te sovranitet nacional. Por, elitat reaksionare të pronarëve gjigant i kanë korruptuar dhe  instrumentalizua aparatet shtetërore dhe përmes tyre, pa a përfillur vullnetin e popujve kanë sajuar KONTRATEN E LISABONES me te cilën shkelet vullneti e sovraniteti i popujve te Evropës.   Vetëm Populli i Zvicrës ia arriti të shpëton nga mortaja e BE me përgjigjen JO anëtarësimit në BE.  Vetëm Populli i Zvicrës pat guximin e diturinë dhe shpëtoi nga fundosja ne pusin e madh te feudalëve te ri të BE. Deri para disa viteve Zvicra nuk ishte as anëtare e OKB dhe funksiononte më mirë de çdo shtet tjetër. Kjo dëshmon se janë gënjeshtra të kulluara mesazhet propagandistike të firmave plaçkitëse parapartiake dhe te tellallëve të tyre se mërgimtaret duhet të paguajnë haraç për sigurimin e automjeteve “….sepse Kosova nuk qenka anëtare e OKB…”!

 

Edhe në mesin e shqiptarëve u dëgjuan zëra të vetëdijshëm e të ndërgjegjshëm për sundimin e ri kolonial te Brukselit. Por, ata nuk hasën në përkrahje të duhur. Vetëm MESIA nuk qau kokën  as për kërcënime as për poste e flori të Brukselit! Pat thënë dikush me një rast:” … kur popujt janë të pa kënaqur me pushtetin dhe besojnë në demokraci, ankohen për padrejtësi me ankesa e protesta personale. Kur ankesat e protestat nuk bëjnë punë, ata ngritën në demonstrata dhe kërkojnë ndryshime. Kur as demonstratat nuk sjellin ndryshime pozitive, populli hesht. Kur hesht populli heshtja e tij përfundon me kryengritje përmbysëse për pushtetin…” ! S´ka rrezik qe kjo do të vjenë as nga partitë lavire e as nga sindikatat e korruptuara, por vetëm nga një lëvizje e re rinore e punëtore që duhet ta përmbys këtë botë te vjetër të padrejtësive dhe ti siguron vetit një te ardhme më të sigurt e më humane, ku vlerat morale e etike do te jen me te larta se vlerat materiale.

 

Në vendin ton me 10 shtator 2012 pushtetit vasal “ ju hoq mbikëqyrja e Brukselit” dhe ai tani mundet me e rrah popullin e vet kur te doi e si te doi. Por, pushtetit të vasalëve të Ahtisarit nuk ju ka heq fare mbikëqyrja kur është fjala për rrahjen e çetnikeve serb të cilët janë nen mbrojtën e Brukselit e te Beogradit. Bile edhe kur vrasin shqiptar ne gjumë në shtëpitë e veta ne atdheun e vet, si ishte rasti i Mitrovicës. Por kur është kështu, vjen pyetja përse shqiptaret kanë guxim të rrihen mes veti për pushtet në Prishtinë dhe askush nga t´a nuk ka guxim me ndez një kapsollë kundër çetnikeve në Mitrovicë? Përse Bajram Rexhepi nuk i qon sejmenët e vet kundër çetnikëve në Mitrovicë po i qon me e rrah popullin e vet përse ai po kërkon vetëvendosje? Po këta te Partisë të Vetëvendosjes pse nuk shkojnë me u përpjek me çetniket e urava në Mitrovicë e në kufij, po rrahën me polic shqiptar në brendësi te vendit? Ndoshta këtë e shpjegon ndryshimi i statusit te saj nga lufta PER SHTET NE LUFTË PËR PUSHTET! Si ndodhi qe një Adem Demaq të mos ketë qasje brenda institucioneve as si deputet? Pse VV dhe partitë tjera nuk e kandiduan Adem Demaçin as për president dhe as për deputet? I kujt është ky pushtet brenda të cilit nuk ka vend për Adem Demaçin ? Koha po shtron shumë pyetje të rënda!

 

Të bëjmë një kthim mbrapa në kohë e Myslim Pezës. Myslim Peza disa kohe pas lufte vizitoi Enver Hoxhën. Pasi që Enver Hoxha i dëshiroi mirëseardhje e pyeti Myslim Pezën se cila ishte arsyeja e vizitës se ti? Myslim Peza i tha Enverit se ka ardhur me e vra Enverin, sepse pushteti i ti, i tha Mylimi Enverit, “… po lejon të huajt qe të na përziejnë e përlyejnë gjakun ton, sepse misionaret e vendeve te traktatit te Varshavës po i mashtrojnë vajzat shqiptare, dhe po i lanë shtatzëna dhe po ikin pa gjurmë në fund të misioneve të tyre..”! Kjo tani po ndodh edhe me misionaret e traktatit te Brukselit në vendin ton!

 

Tani përse po hesht MESIA? Kush është MESIA? A është Populli MESIA! Po Myslim Peza i sodit kush është dhe ku është? Po Avni Rrustemi…..? Po Adem Jashari, Zahir Pajaziti e Luan Hardeinaj e ri të sodit ku janë? Atdheu ka nevojë për ta! A do të thotë kjo heshtje: se filloi nata polare shekullore e sundimtarëve të portës se Brukselit, si dikur të portës së Stambollit….? Por, nga ana tjetër urtësia nga legjenda po na thërretë: “… Nëno moj mos ke frikë…! Megjithatë kohës së llafeve po i afrohet fundi dhe po vjen koha e thënies së Hasan Prishtines, që dikur pat than se: “… një krismë në male ka peshe me shumë se një mijëfjalë në parlament…”! Kaq posh ka ra parlamenti i Ahtisarit…. sa fjalët e Hasan Prishtinës të para një shekulli e kanë po atë vlerë qe e kanë pas përpara 100 viteve!

Nga Abdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu