Personi që po kërkohet nga FBI-ja është vëllai i gruas së Enver Hoxhajt

0
868

FBI

Ymer Shahini, shtetasi i Kosovës dhe i Kanadasë me vendbanim në Çeki, i cili po kërkohet nga FBI’ja për mashtrim dhe përfitim të jashtëligjshëm të 20 milionë eurove, është vëllai i gruas së ish-ministrit të punëve të jashtme Enver Hoxhaj, profesoreshës Remzie Shahini-Hoxhaj.

Gazeta Express ka mësuar se shqiptari nga Kosova Ymer Shahini, është vëllai i profesoreshës Remzie Shahini-Hoxha, gruas së ish-ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ymer Shahini po kërkohet nga FBI’ja për veprat penale mashtrim dhe përfitim të jashtëligjshëm të 20 milionë dollarëve. Prokuroria në Manhattan ka caktuar dënimin me 65 vjet burg dhe rreth 6 milionë dollarë dënim në të holla.

Shahini aktualisht gjendet në Prishtinë dhe është drejtor i kompanisë për fiskalizim “Printec L.L.C”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu