Pesë kategorit që lirohen nga karantinimi, këto janë kushtet për të dalë nga Qendra e Studentëve

0
99
Pesë kategorit që lirohen nga karantinimi, këto janë kushtet për të dalë nga Qendra e Studentëve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka liruar nga karantinimi në Qendrën e Studentëve pesë kategori.

Menaxheri i karantinës në këtë qendër, Valdet Hashani, ka bërë të ditur se në mesin e atyre që janë të liruar hyjnë personat që janë mbi moshën 70-vjeçare, personat të cilët janë me sëmundje kronike, por edhe ata që janë të pamenaxhueshëm në karantinë.

“IKSHP-ja i ka pesë rekomandime ose pesë kategori të njerëzve, të cilët lirohen pa arritur ende në karantinë. Fjala është për personat që janë mbi moshën 70-vjeçare, personat të cilët janë me sëmundje kronike dhe që janë të pamenaxhueshëm në karantinë. Personat që janë nën 18 vjeç, por që nuk kanë përkujdesje shëndetësore, gratë shtatzëna, personat që janë të përfshirë drejtpërdrejt në luftën e koronavirusit, siç janë mjekët, policët dhe FSK-ja, këto janë kategori të cilat lirohen dhe ata shkojnë nga aeroporti nën përcjelljen e policisë i transportojnë deri në shtëpi”.

Hashani ka folur edhe për mënyrën e lirimit të personave që vijnë nga jashtë e vendosën në karantinë për 14 ditë. Ai ka sqaruar se ata nuk mund të lëshojnë Qendrën me mjete private nëse nuk e kanë bërë edhe një herë testimin për koronavirus pas 14 ditësh.

Sipas tij, lejet për lirim nga karantinimi lëshohen brenda ditës, ngase fillimisht dërgohen në Ministrinë e Shëndetësisë, raporton “Ekonomia Online”.

“Lirimi i tyre nuk mund të bëhet me mjete private, që nuk e kanë bërë testimin pas 14 ditësh, por institucionet e kujdesit parësor obligohen të sjellin autoambulanca dhe njësitë e policisë i transportojnë deri në shtëpi”, shtoi Hashani.

Të gjithë personat, të cilët hyjnë në karantinë dhe u vonohet leja për shkak se në ndërkohë i kanë sjellë dokumentacionet, atëherë ne përgatisim dokumentacionin dhe e dërgojmë në Ministri të Shëndetësisë dhe zakonisht brenda ditës lëshohet dokumenti për lirimin e tyre”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu