Pfizer ka edhe një lajm fantastik rreth vaksinën ndaj koronavirusit

0
78
Pfizer ka edhe një lajm fantastik rreth vaksinën ndaj koronavirusit

Kompani “Pfizer” ka marrë sot rezultatet e reja rreth vaksinës ndaj koronavirusit. Kompania amerikane ka bërë të ditur se në analizat e reja rezultati i sukesit të vaksinës është 95%.

Po ashtu, lajm i mirë nga kompania është përfundimi se vaksina nuk prodhon asnjë efekt anësor.

Të dhënat treguan se vaksina parandalonte format e lehta dhe të rënda të Covidit-19, ndërsa efektiviteti i saj te të moshuarit është 94%, shkruan Indeksonline.

Kompania ka njoftuar se ka aplikuar në Administratën e Ushqimit dhe Barnave për autorizimin emergjent.

Nëse FDA-ja autorizon vaksinën me dy doza, “Pfizer”-i ka thënë se mund të ketë deri në 50 milionë doza në dispozicion deri në fund të vitit dhe deri në 1.3 miliardë në fund të vitit të ardhshëm.

Gysma e furnizimit të tij do të shkojë në Shtete të Bashkuara këtë vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu