Pisllëku në bufenë e Kuvendit!

0
985

Bufeja që shërbente për pushim të deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjatë seancave, është mbyllur. Arsyet e mbylljes janë kushtet e rënda higjienike që kanë mbretëruar në këtë bufe. Gazeta Tribuna ka arritur të sigurojë një e-mail, përmes të cilit janë njoftuar deputetët për arsyet e mbylljes.

“Nga data 23.01.2014, bufeja në hollin hyrës të Kuvendit, do të mbyllet. Arsyet e mbylljes janë teknike. Gjendja është alarmante në aspektin higjenik”, thuhet në njoftimin dërguar deputetëve nga ana e stafit teknik brenda Kuvendit të Kosovës. Aty thuhet se po ketë vit do të fillojë rinovimi i hapësirave të brendshme, ku pjesë e rinovimit do të jetë edhe kjo bufe.

Gazeta ka siguruar edhe disa fotografi të cilat flasin për gjendjen e rëndë në të cilën ka vepruar bufeja. E mbyllja e saj është konfirmuar edhe nga zyrtarë të Kuvendit të Kosovës. Mirëpo ata nuk kanë pranuar të flasin nëse mbyllja e bufesë është bërë për shkaqe higjienike.

Bufeja e Kuvendit të Kosovës esht renovuar para 4 viteve dhe buxhetit të Kosovës i ka kushtuar 2.4 milion euro te cilat para i ka marr kompania e Behxhet Pacollit dhe nga gjendja që len të duket bufeja, tregon që renovimi ishte formalizen sepse Bufeja duket qe esht kapluar nga Lagshtija dhe esht mykur e tera.

Kjo gjendje ne bufen e Kuvendit tregon për vivelin dhe përgjegjsin e atyre njerzve që parane e shtetit se vlersoin fare dhe e keqperdorin pa mase.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu