PK: 30 të arrestuar dhe 3 policë të lënduar (FOTO + emrat)

0
800

(E plotësuar) Vetëvendosje njofton se në kohën kur dy deputetet e PDK-së, Flora Brovina dhe Blerta Deliu-Kodra, po tentonin të hynin në Kuvend, policia ka tërhequr zvarrë disa aktivistë të kësaj Lëvizjeje.

“Në këto momente pati veç një mënyrë si të futen deputetet Flora Brovina dhe Blerta Deliu-Kodra, duke tërhequr zvarrë rreth shtatë aktivistë, në mesin e të cilëve edhe nënkryetaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërgutin”, njofton Vetëvendosje.

Lista e të arrestuarve:

1. Afrim Hoxha,
2. Agim Lajthiza,
3. Agron Gashi,
4. Aida Dërguti,
5. Arbër Krasniqi,
6. Ardian Dema,
7. Arsim Maqastena,
8. Avni Rudaku,
9. Bashkim Berisha,
10. Besnik Çelaj,
11. Bujar Bërbatovci,
12. Dardan Molliqaj,
13. Deni Rakoci,
14. Durim Elshani,
15. Edon Buca,
16. Egzon Azemi,
17. Endrit Shatri,
18. Etleva Malushaj,
19. Frashër Krasniqi
20. Jakup Demiri,
21. Kastriot Shehu,
22. Kenan Trupi,
23. Korab Korça,
24. Lirim Gashi,
25. Mërgim Duli,
26. Nderim Kuka,
27. Nol Nushi, Samir Begu,
28. Osman Mustafa,
29. Pajtim Havolli,
30. Riad Berisha,
31. Selman Sokoli,
32. Valon Hoti,
33. Veton Dragusha,
34. Vlorian Molliqaj,
35. Xhelal Shyti,
36. Xhelal Sveçla.

***

Çitaku: Minoriteti politik po përdorë forcë

Rreth ngjarjeve të sotme që ndodhën para hyrjeve të Kuvendit të Kosovës, pati shumë reagime. Në këtë vazhdë ka reaguar edhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, e cila në një postim në Twitter, deklaroi se disa deputetë të Kuvendit të Kosovës janë sulmuar fizikisht.

Sipas saj, deputetët janë sulmuar derisa po hynin në parlament dhe, sipas saj, “kjo nuk është demokraci”.

“Disa deputetë janë sulmuar fizikisht teksa po provonin të hynin në ndërtesën e Parlamenti. Kjo nuk është demokraci! Minoriteti politik po përdorë forcë”, shkroi ajo në Twitter. /Zëri/

***

Përleshen policia me protestuesit – katër të arrestuar

Policia e Kosovës është përleshur me protestuesit në hyrjen mbrapa Qeverisë së Kosovës, derisa ka tentuar t’i largojë, siç raporton Express, ata për të mundësuar hyrjen e disa deputetëve të Kosovës dhe ambasadores amerikane në Kosovës, Tracey Ann Jacobson.

Megjithatë pas intervenimit, këta të fundit kanë arritur të hynë në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Kurse, në hyrjet tjera të Qeverisë dhe Presidencës dhe Kuvendit, policia ka mbyllur dyert me zinxhirë.

 

Ndërkohë, brenda kanë hyrë disa deputet të PDK-së, LDK-së dhe Vetëvendosjes, megjithatë një pjesë e deputetëve po pengohen të hynë në Kuvendin e Kosovës.

 

Ndërkaq, mësohet se janë arrestuar katër protestues të Vetëvendosjes. Protestuesit kanë hedhur ngjyrë të bardhë ndaj policëve, si dhe kanë larguar një barrikadë të vendosur nga Policia, e cila u mundëson atyre të hyjnë në oborrin e Kuvendit. /Zëri/

***

Jacobson: VV tentoi të na pengonte

Ambasadorja amerikane në Kosovës, Tracey Ann Jacobson, ka shkruar në Twitter, ku ka treguar se pas tentimit të dytë, ajo ia ka dalë të hyjë në Kuvendin e Kosovës për të marrë pjesë në seancën ku pritet të ratifikohet marrëveshja Kosovë-Serbi.

“Vetëvendosje tentoi të na pengonte, por ne hymë në tentimin e dytë”, ka shkruar ajo në Twitter. /Zëri/

***

Gashi: LDK kundër Planit të Zbatimit të Marrëveshjes

Deputeti Arben Gashi thotë se nuk ka pasur problem të hyjë në Kuvend, ndërkaq ka theksuar se ai tashmë gjendet brenda sallës si dhe pret që të fillojë seanca për ratifikimin e Marrëveshjes.

Gashi thotë se LDK është kundër Planit të Zbatimit të Marrëveshjes, por jo edhe kundër Marrëveshjes. /Zëri/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu