Plani – status special për veriun

0
757

Duke e parë si të pamundur integrimin e veriut në institucionet e Kosovës, ndërkombëtarët si rrugëzgjidhje më adekuate po shohin dhënien e një statusi special për serbët në atë pjesë!

Burime të ditores “Zëri” kanë thënë se vendet e BE-së, në koordinim edhe me të tjerët, tashmë kanë hapur këtë temë me zyrtarët e institucioneve të Kosovës, por për momentin – derisa të gjendet një pajtueshmëri – mbetet bisedë konfidenciale.

“Me këtë propozim do të ruhen kufijtë e Kosovës dhe në të njëjtën kohë do të kënaqej Beogradi duke i dhënë komunave veriore një status të veçantë, një lloje autonomie”, ka thënë burimi i “Zërit”.

“Por për momentin është vetëm propozim”. Për këtë çështje, sipas burimit të “Zëri”, është i njoftuar edhe Beogradi, prandaj ndërkombëtarët po presin reagimet e të dyja palëve që, varësisht prej tyre, të merren vendimi veprim se si të veprohet.

Nisur nga kjo, ai ka thënë se është e nevojshme që Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja të dalin me një qëndrim të përbashkët për këtë çështje, pasi vetëm në atë mënyrë, sipas tij, zgjidhja e problemit të veriut do të bëhej më e lehtë.

Deklaratën e tij nuk duan ta komentojnë zyrtarët qeveritarë, të cilët e mohojnë çfarëdo ideje që ka të bëjë me status të veçantë për veriun, e që do të çonte në një ndarje.

Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës, tha për “Zërin” se brenda institucioneve të Kosovës nuk është duke u shqyrtuar një temë e tillë.

“Qeveria e Kosovës nuk është duke bërë biseda të tilla. Ne do të veprojmë vetëm në bazë të Pakos së Ahtisaarit dhe Kushtetutës së Kosovës”, tha shkurt Kuçi. Sipas analistit Behxhet Shala, tashmë çështja e kufijve të Kosovës nuk do të preket, pasi që bashkësia ndërkombëtare nuk është e interesuar që të rivizatojë edhe një herë kufijtë, por dhënie e një statusi të veçantë për veriun është më e rrezikshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu