Plasaritet rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës

0
921

Prishtinë, 19 mars – Nuk ka shumë kohë që është lëshuar për qarkullim rrethrrotullimi i madh, në hyrje të Prishtinës, por problemet kanë filluar të shfaqen shumë shpejt.

Me përfundimin e dimrit, raporton KTV-ja, kanë nisur tashmë në masë të madhe të shihen çarjet e shumta të asfaltit.

Drejtori i Drejtorisë së Rrugëve, Lahudin Myrtaj, thotë se një situatë e tillë ka qenë e parashikuar të ndodhë, pasi që rrethrrotullimi është lëshuar për qarkullim ende pa u finalizuar i tëri. Dhe për këtë veprim ai thotë se faji është si i Ministrisë, ashtu edhe i kompanisë.

Mirëpo jo vetëm pjesa ku është dashur të vendosen fugat e dilatimit kanë pësuar çarje të asfaltit. Edhe pjesë të tjera kanë të njëjtin problem. Këtë situatë, Myrtaj e lidh me dimrin e gjatë, që mbretëron në vendin tonë.

Ky projekt i ka kushtuar buxhetit të vendit, 14 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu