Pleskavica Haradinaj

0
703

Pasi që nominoi edhe zyrtarisht Bali Muharremajn kandidat të AAK-së për Suharekë, kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj u përkujdes për një ‘befasi’ në të mirë të qytetarëve të këtij qyteti.

Bashkë me Muharremajn, Blerim Kuçin kryetarin aktual të Suharekës dhe strukturat tjera të partisë, Haradinaj ‘ndezi skarën’ dhe vuri përparësen. Në parkun “Jeta e Re”, Haradinaj edhe ‘poçi’ kandidaturën e Muharremajt, kurse të pranishmeve iu shpërndau hamburgerë dhe pije.

Në qytetin që qeverisë AAK-ja, Haradinaj ngazëlleu qytetarët pasi që edhe shërbimin e bëri vet, diçka e pa parë më herët në politikën kosovare.

Në anën tjetër, Muharremaj u zotua se do të punojë me të gjithë, derisa tha se AAK-ja sërish do të qeverisë me këtë qytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu