Sot në Prishtinë, në lagjen “Tophane” u përurua pllaka kushtuar punës dhe veprimtarisë së përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit.
Të pranishëm në ceremoni ishin lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ndërsa i pranishëm nuk ishte Adem Demaçi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, raporton Telegrafi.
“Me këtë pllakë, kujtohet veprimtaria e tij prej shtatorit të vitit 1998, atëherë kur filloi punën zyra e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK -së. z. Adem Demaçit”, shkruan në të. /Telegrafi/