po kalon afati i ultimatumit të spijunit “Kamish Llulla”

0
832

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk e ka ndërmend që t’iu përgjigjet akuzave të deputetit të Partisë së kryeministrit Hashim Thaçi, Bekim Haxhiu, i njohur si ”Kamishi”, i cili ka thënë se Kurti duhet të japë sqarime për të kaluarën e tij të dyshimtë dhe lidhjet me serbët.

Edhe pse 8 shkurti është caktuar si afat i fundit që Kurti të përgjigjet në pyetjet e shtruara nga ish-agjenti i SHIK-ut Bekim Haxhiu, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë as sot në ditën e fundit.

Albin Kurti asnjëherë nuk e ka parë të arsyeshme që të deklarohet për medie dhe të japë sqarime lidhur me akuzat e “Kamishit”, porse reagime për këtë çështje kanë ardhur vetëm nga deputetë të partisë së tij, dhe një komunikate të lëshuar për medie.

Florin Krasniqi i Vetëvendosjes, i cili njihet edhe për fjalorin e tij të ashpër për kryeministrin Hashim Thaçi dhe PDK-në, ka thënë se subjekti i tij politik nuk dëshiron të merret me spekulimet, siç ka deklaruar ai, të Kamishit.

“Nuk mund të merremi me rrenat e kamishave e të llullave. Nuk kemi kohë për këso gjërash, sepse nëse Vetëvendosja merret me deklarimet e deputetëve të PDK-së, atëherë ata do ta spekulojnë për diçka tjetër”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, Bekim Haxhiu, i njohur si “Kamishi”, ka bërë të qartë se nëse Kurti deri më 8 shkurt në orën 24:00 nuk përgjigjet në pyetjet e tija, atëherë më 9 shkurt do të dal publikisht me të gjitha faktet që posedon për të kaluarën e dyshimtë të Kurtit dhe lidhjet e këtij të fundit me një grua serbe.

“E ka për obligim moral ndaj opinionit që t’i përgjigjet pyetjeve se pse është takuar me serbët në Klinë në vitin 2004? Të tregojë se kush janë ata serbë me të cilët është takuar, a janë kosovarë apo të Serbisë dhe pse ka qenë i mbuluar me batanije kur është takuar me ta? E dyta ka të bëjë me gruan serbe me të cilën është takuar vazhdimisht në Pogradec, si dhe është parë edhe në Prishtinë? E treta, duhet të tregojë se çka përmban letra të cilën e ka marrë më 28 shtator të 2011-ës nga vajza e ministrit të Millosheviqit”, janë pyetjet e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu në adresë të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu