Po ndodh edhe sonte. Kjo është e tepërt! (Foto – Video)

0
767

Refugjat 1

Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, edhe sonte , si netët tjera qindra kosovarë po marrin rrugën drejt Evropës.

Është e dhimbshme tek sa i sheh gra, fëmijë, burra e të rijnë duke u shtyrë për një ulëse në autobusë për t’u larguar nga Kosova.

Edhe përkundër motit të ligë, këta qytetarë nuk i ndal asgjë për t’u nisur nga stacioni për në Evropë.

Refugjat 3

Vetëm sonte janë nisur tetë autobusë në drejtim të Beogradit nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, përplot me udhëtarë, shumica nga ta të rinj, që po largohen nga mungesa e perspektivës.

Arsyeja që mbizotëronte ishte ajo që nuk ka punë, nuk ka kushte për të bërë jetë normale dhe se mungon perspektiva për të ardhmen.

Refugjat 2
Nuk ka një numër të saktë se sa qytetarë kanë ikur nga vendi përgjatë këtyre muajve të fundit, por bazuar në raporte të ndryshme agjencish të huaja, bëhet fjalë për mijëra qytetarë që kanë migruar ilegalisht në kërkim të një jete më të mirë.

[youtube url=”http://www.youtube.com/watch?v=olg2UJALLfc#t=15″ width=”560″ height=”315″]

[youtube url=”http://www.youtube.com/watch?v=LxLNGuodI3o” width=”560″ height=”315″]

[youtube url=”http://www.youtube.com/watch?v=KMfsPNfFunc” width=”560″ height=”315″]

[youtube url=”http://www.youtube.com/watch?v=aI9B2zD1i7E” width=”560″ height=”315″]

Refugjate 4

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu