Po ringjallet gara nukleare ruso-amerikane

0
751

obama-putin

The Guardian shkruan se për shkak të lëvizjeve të pakontrolluara të nëndetesve nukleare ruse, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për hakmarrje.

Një rivalitet i ri dhe mjaft i rrezikshëm po pritet të ndodhë së shpejti mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është gara nukleare ruso-amerikane.

Frika për këtë garë po rritet në kohën kur përpjekjet për kontrollin e armëve në periudhën pas Luftës së Ftohtë po humb. Ndërkohë në vitin që sapo lamë pas, janë dëgjuar deklarata të shpeshta dhe raportime mediale në lidhje me planet e SHBA’së dhe Rusisë për strategji të reja të zhvillimit të armëve bërthamore. Të dyja vendet, janë duke shpenzuar miliarda dollarë për të rritur aresenalin e tyre bërthamor.

Ndërkaq në një artikull të gjatë në luftën e re që pritet të ndodhë mes SHBA’së dhe Rusisë, The Guardian shkruan se gara nuk është larg dhe rivaliteti i ri mes dy superfuqive botërore do të jetë i rrafshir bërthamor dhe kjo pas lëvizjeve të fundit të Rusisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu