Po rriten tonet nacionaliste në Maqedoni

0
653

Nacionalizmi Maqedon

Në Maqedoni po rriten tonet nacionaliste, edhe ate nga përkrahës të pushtetit aktual maqedonas.

Në këtë fushatë janë përfshirë intelektualë, gazetarë, artistë, shkenctarë dhe personalitete tjera publike maqedonase, të cilët përmes një organizate të themeluar të ashtuquajtur Lëvizja Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë (GDOM), po zhvillojnë fushatë nacionaliste në disa qytete të vendit, duke përcjellur porosi të ndryshme.

Kjo shoqatë u themelua vetëm pak ditë pasi që opozita maqedonase publikoi materiale të përgjuara që kanë të bëjnë me afera dhe skandale të pushtetit aktual, gjegjësisht krerëve më të lartë. Pushteti akuzoi liderin opozitar Zoran Zaev për bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete dhe protagonistë për rrënimin e vendit dhe rendit kushtetues, përmes shërbimeve të huaja.

Fushata aktuale e këtyre individëve përkrahës të pushtetit po zhvillohet në këtë linjë, duke akuzuar opozitën se po punon në shërbim të shërbimeve dhe vendeve të huaja, për rrënimin e vendit, se po tradhtohen interesat kombëtare dhe shtetërore dhe se po shkaktohet një vëllavrasje midis maqedonasve. Çfarë thonë protagonistët e kësaj lëvizje.

Analisti Aleksandar Pandov nënvizoi ditë më parë se Maqedonia sërish është sulmuar, por kësaj radhe nga armiqtë e brendshëm, me një mbështetje të fortë dhe serioze nga shërbimet e huaja, por edhe me mbështetjen financiare nga Soros.

Gazetari Mile Nedelkovski theksoi se shërbimet e huaja dëshirojnë të destabilizojnë vendin dhe se më pas ata lehtë mund të ballafaqohen me zgjidhjen e problemit të emrit dhe nëse duhet sipas tij edhe ndryshim kufijsh. “Në bëjmë thirrje për unitet, sepse beteja nuk do të jetë e lehtë. Qytetarët duhet të qëndrojnë prapa qeverisë së zgjedhur legjitime dhe qeverive teknike”, deklaroi Nedelkovski.

Aktori Toni Mihajllovski thekson se nuk do të mund t`i shkatërrojë ata por edhe t`i frikësojë. “Ne nuk mund të na shkatërrojnë. Ata po tentojnë të na frikësojnë, por ne nuk frikësohemi. Ata janë të frikësuar nga fryma jonë maqedone që e mbëjmë. Ata janë të frikësuar nga gatishmëria jonë se në çdo moment mund të qëndrojnë në mbrojtje të shtetit tonë, duke mos menduar se do të japim edhe jetën”, deklaroi Mihajllovski.

Janë edhe mesazhe të tjera që përcillen përmes këtyre tribunave, ku kërkohet linçimi i opozitës dhe udhëheqësve të saj, pas publikimit të aferës së përgjimeve, ndërsa në shënjestër të sulmeve është edhe bashkësia ndërkombëtare. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu