Poezia e fuqishme e Avni Deharit më 1999, kur u kthye në Kosovë: Atje po shkojmë

0
718

avni-dehari-11

Babai i Astrit Deharit, Avniu më 1999 me rastin e kthimit në Kosovë nga Zvicra e ksihte shkruar një poezi të fuqishme, të cilën Gazeta Zëri I Kosovës, e sjell të plotë:

Atje po shkojmë

(Me rastin e kthimit nga mërgimi)

Po shkojmë Albanë, po shkojmë
Në Dardani, pranvera ime,
Në tokën tonë, që etja për liri
E ka plasaritur, e ka çarë,
Atje ku ti kurrë nuk ke shkelur,
E unë 19 vjet, shekuj për mua,
Veç ënderr e kam parë!
Po ndahemi Xhemile, po ndahemi
Për një vit, gruaja ime e shtrenjtë,
Që të jemi prapë bashkë
Në Dardaninë tonë të shenjtë!
Po ndahemi Arbënor, po ndahemi,
Arbënori im i urtë, biri im i mirë,
Që pas nje viti të përqafohemi
Në Dardaninë tonë të lirë!
Po ndahemi Astrit, po ndahemi,
O syrrushi im, i mirë shumë,
Do ta kujtoj bisedën e mbrëmjeve,
Para se të merrte i ëmbli gjumë:
“Astrit, shumë, shumë të dua!”
“Babi, unë ty edhe një herë më shumë!”
Po shkojmë, o atje, atje po shkojmë,
Të dashurit, të mirët e mi,
Atje, në Dardani, po shkojmë
Në vendin tonë, si njerëz, në liri!

(Bernë, 1999)

AVNI DEHARI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu