Policia arreston dy shqiptarë te “Kroi i Vitakut”

0
940

veriu

Hazir Ferati dhe Betim Osmani, banorë të lagjes “Kroi i Vitakut” nga Mitrovica gjatë ditës së sotme janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Arrestimi është bërë në mesditën e sotme përderisa ata ishin duke punuar në rindërtimin e shtëpive të tyre.

Ditë më parë Hazir Ferati është penguar që të rindërtojë shtëpinë e tij me një vendim nga ana e inspektorëve komunalë gjë që nuk e kishte respektuar.

Policia në veri e ka konfirmuar rastin duke thënë se dy të lartpërmendurit janë shoqëruar në stacion policor dhe më pas janë liruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu