Policia arreston mjekë që dyshohen për transplantim veshkesh

0
554

IVF center

Në këto momente, Policia e Kosovës është duke kryer një aksion në spitalin e IVF Center. Sipas burimeve të KosovaPres, policia ka nisur arrestimin e personelit të këtij spitali, i cili po dyshohet për transplantim të organeve.

Për Kosova Press, pranin e policisë e ka konfirmuar edhe drejtoresha e këtij spitali Gjina Zeqiri, e cila deri sa ishte duke folur në telefon, u detyrua ta ndalë atë për shkak të urdhrit të një polici.

“Po ju si e morët vesh aq shpejt. Po, policia janë këtu dhe po na akuzojnë për transplantim të veshkeve. Nuk po muj me fol ma shumë…..”, ishin fjalët e fundit të drejtoreshës Zeqiri, e cila u dashtë ta ndërpres telefonin nga urdhri i një polici.

Zeqiri, kishte hapur këtë spital në vitin 2005 e cila kryente fertilitetin dhe mbarësimin artificial.

Spitali është mbyllur në vitin 2008, për dyshimet se aty kryhej veprimtari ilegale, të ndaluara me ligj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu