Policia e Kosovës, arrestoj 4 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje

0
522

arrest

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 23:00 ka arrestuar 4 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët ishin duke shkruar parulla kundër “Zajednicës”, njofton Vetëvendosja

Në njoftimin e saj thuhët se çdo ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për Asocacionin, po arrestohen aktivistët e Vetëvendosjes, e këto arrestime po bëhen “thjesht” ashtu siç e quan edhe vetë kjo Lëvizjes “Sepse shkruajnë parulla apo shpërndajnë fletushka”, transmeton gazetablic.com

Të plotë njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje e gjeni më poshtë:

Mbrëmë rreth orës 23:00, Policia e Kosovës arrestoi katër aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, tek po shkruanin parulla kundër “Zajednicës”.

Pamundësinë e argumentimit në favor të “Zajednicës”, Qeveria e Isa Mustafës po e shprehë me dhunë e represion, tashmë sistematik, ndaj kundërshtarëve.

Prej momentit të nënshkrimit të kësaj marrëveshje e deri sot, pothuajse nuk ka ditë që nuk arrestohen e përndjeken aktivistët e VETËVENDOJSE!-s, thjesht sepse shkruajnë parulla apo shpërndajnë fletushka.

Kjo gjendje e dhunës është e papranueshme dhe po e tensionon situatën. Qeveria e Kosovës nuk mund ta shuaj pakënaqësinë qytetare, përmes përndjekjeve dhe arrestimeve.

Isa Mustafa duhet ta kuptojë që as sistemi i kaluar, pjesë e të cilit ka qenë, nuk ka arritur ta ndalë rezistencën qytetare, përmes represionit.

Aktivistët e arrestuar janë:

1. Arsim Maqastena
2. Artan Krasniqi
3. Faton Shabani
4. Naim Bunjaku

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu