Policia e Kosovës bastis shtëpitë e të gjithë kosovarëve të përfshirëve në rastin e Kumanovës

0
563

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës të premten ka ndërmarrë aksion të gjerë në tërë Kosovën për të bastisur familjet e të gjithë të përfshirëve në konfliktin e fundjavës së kaluar në Kumanovë.

Zyrtarë të policisë kanë konfirmuar për Gazetën Express se gjatë bastisjes kanë marrë fotografi dhe kanë grumbulluar dëshmi tjera për shkaqet e përfshirjes së këtyre personave në konfliktin në shtetin fqinj.

Po ashtu, edhe familjarë të këtyre personave kanë treguar për Gazetën Express se kanë nënshkruar proces verbalet e policisë ku janë marrë dëshmitë e tyre.

Ndryshe, në konfliktin e së shtunës dhe së dielës së kaluar në Kumanovë, tashmë është zyrtarizuar pjesëmarrja e një numri të Kosovarëve. Disa prej këtyre pjesëmarrësve nga Kosova raportohet se janë arrestuar dhe po ashtu në mesin e tyre është konfirmuar se ka edhe të vrarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu