Policia e Kosovës ndalon shqiptarët të hyjnë në Kosovë

0
701

Policia

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Policia e Kosovës, i ka ndalur shqiptarët të hyjnë në Kosovës në pikën doganore të Morinës.

Sipas VV-së, personat që po hynin në Kosovë, kanë qenë duke iu bashkangjitur protestës së bllokut opozitar, për kërkim dorëheqjen e Qeverisë, transmeton gazetablic.com

Ngjarja thueht se ka ndodhur në orën 11.00

Njoftimi i plotë i VV-së:

Policia e Kosovës ndalon shqiptarët të hyjnë në Kosovë

Sot rreth orës 11:00 në pikën doganore të Morinës, Policia e Kosovës ka arrestuar protestuesit që po vinin nga Tirana për të marrë pjesë në Protestën e 17 shkurtit në Prishtinë.

Si fillim ata kanë kontrolluar autobusin, ku kanë gjetur parullat protestuese. Më pas i kanë shoqëruar tre vetë nga pjesëmarrësit në zyrën e policisë.

Protestuesit e tjerë janë kthyer me gjithë autobus në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe nuk iu është lejuar hyrja.

Më pas Policia e Kosovës ka lëshuar një dokument në të cilin e ka shpallur person të rrezikshëm Bashkim Rodonin, dhe ia kanë ndaluar hyrjen në Kosovë. Bashkim Rodoni është artist, regjisor e muzikant.

Ndërsa një tjetër pjesëmarrës, Gent Amzain e kanë arrestuar dhe kanë njoftuar se do ta çojnë në paraburgim në Prizren. Gent Amzai, nga Struga, është student i filozofisë në Tiranë.

Të tjerëve ende nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje se pse po i ndalojnë.

Ky veprim i Policisë së Kosovës është i turpshëm, dhe synon vazhdimin e politikës famëkeqe të distancimit të Kosovës prej Shqipërisë.

Doc

Doc 1

Doc2

Doc 3

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu