Policia e rrah Fazli Jasharin, të birin e Rifat Jasharit, nipi i heroit legjendar Adem Jashari

0
850

Nipi i Adem Jasharit rrahet nga Policia e Kosovës me urdhër të mitrovicasit Dr. Bajram Rexhepi!

Në protestën e sotme studentore u rrah brutalsht dhe u sulmua me sprej nga Policia e Kosovës edhe Kryetari i Parlamentit Studentor Fazli Jashari, i biri i Rifat Jasharit, nipi i heroit legjendar Adem Jashari.

13 vjet pas përfundimit të luftës erdhi momenti që qeveritarët e Kosovës të ushtrojnë dhunë edhe mbi familjen Jashari që nuk kursyen asgjë për lirinë që duam të shijojmë sot!

Dhe krejt kjo nën urdhërin e Dr. Bajram Rexhepit, mitrovicasit që tani ka ulësen e Ministrit në Ministrinë e Brendshme.

Athua është ngopur ky popull. Athua po i afrohet fundit kësaj Qeverije që po ushtron dhunë ndaj ardhmërsië së vendit tonë, ndaj studentëve?

Parlamenti Studentor fton të gjithë studentët që protestat të vazhdojnë edhe nesër dhe ditët në vijim, derisa të përmbushen kërkesat e arsyeshme të studentëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu