Policia e Serbisë fton në bisedë informative kreun e OVL-së në Bujanoc

0
690

Policia serbe

Pas marrjes në pyetje të kryetarit të OVL-së në Preshevë, Nazmi Hajredini, në bisedë informative është ftuar edhe kryetari i OVL-së së UÇPMB-së në Bujanoc, Afrim Agushi.

Gjatë një konference për gazetarë të mbajtur sot në Bujanoc, në zyrën e Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc, kryetari Afrim Agushi ka shpjeguar arsyet e marrjes në pyetje nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ai i është përgjigjur ftesës më 2 dhjetor (e martë), ku siç shpjegon, në bisedë informative është marrë për shkak të organizimit të manifestimit të fundit “Epopeja e UÇPMB-së”, më 21, 22 dhe 23 nëntor.

“Ne të paligjshme nuk kemi bërë asgjë, me  përjashtim në popullatën serbe që banojnë në Komunë të Bujanoci, ku thuhet nga organet se jemi ndesh, pasi ata në këto data festojnë ‘Ditën e Arangjellit’. Për ate akuzohem , mirëpo unë e përsërisë se nuk jam i njoftum për kalendarin fetar ortodoks”, u shpreh kryetari i OVL-së, transmeton Titulli.

Ai tha se ka ndjekë të gjitha procedurat e rregullta për mbajtjen e këtij manifestimi, me akademinë të zhvilluar në shtëpinë e kulturës në Bujanoc.

Sipas Agushit, është pyetur pse edhe vitet e kaluara manifestimi i tillë nuk është mbajtur në këto data, me ç’rast siç shpjegoi vet ish ushtari i UÇPMB-së, këto data janë shënuar edhe më herët me homazhe në varreza të dëshmorëve dhe vizita të familjarëve.

“Këtë vit për dallim nga vitet e kaluara, përveç homazheve, është organizuar edhe e -Epopeja e UÇPMB-së-“, që sipas kryetarit të OVL-së ka qenë edhe arsyeja kryesore e marrjes në pyetje.

Lidhur me këtë manifestim në mbledhjen e Kryesisë së OVL-së është thënë se vendimi është i Kuvendit dhe se datat duhet të vazhdojnë të shënohen siç janë shënuar deri më tani.

Vlen theksuar se në biseda informative nga organet e Punëve të Brendshme të Serbisë, gjatë kohës sa drejtonin OVL-në, janë marrë edhe paraardhësit e Agushit.

Përndryshe edhe veterani nga Presheva që drejton zyrën e OVL-së, Nazmi Hajredini, në fund të muajit nëntoru paraqitë në të njëjtën zyre në Vranjë për t’u marrë në bisedë informative.

Të dy drejtuesit e OVL-së janë në procedurë paraprake të hetimit për shkak, siç thuhet në ftesë, “të veprës penale nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare si dhe intolerancë  sipas nenin 317/1 të Ligjit Penal të Republikës së Serbisë”./Titulli.com/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu