Policia jep detaje për vdekjen e vajzës së ish-ushtarit të UÇK-së

0
924

Policia e Kosovës ka dhënë detaje përmes raportit ditor për aksidentin që ka ndodhur mbrëmë me veturë në Fushë Kosovë
Admir Salihu, tashmë i arrestuar, ka mbytur me makinë Bleranda Currini, vajza e ish-uishtarit të UÇK’së, i cili dyshohej se ishte dëshmitar i Tribunalit Special.

“Raportohet për një aksident komunikacioni në të cilin janë përfshirë një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe këmbësorja –viktima femër K-Shqiptare”, shpjegon policia.

Policia thotë se deri tek aksidenti ka ardhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës nga i dyshuari i cili e ka goditur këmbësoren.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, shkruan në raport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu