( I plotësuar)- Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë kërkuar ndërprerjen e punimeve me arsyetimin që Inspeksioni i komunës së Mitrovicës veriore ka kërkuar një gjë të tillë.
Banorët janë këmbëngulës dhe nuk po i ndërpresin punimet, kurse numri i banorëve serb të tubuar është në rritje.
………..
Ka filluar sot rreth orës 9:30 rindërtimi i shtëpive të shqiptarëve në lagjen “Kroi i Vitakut”, në veri të Mitrovicës.
Përfaqësuesi i banorëve të lagjes “Kroi i Vitakut”, Nazmi Ismajli ka thënë për KosovaPress se banorët kanë tubuar mjetet në mënyrë vetanake dhe kanë vendosur të fillojnë punimet.
Momentalisht situata është e qetë, mbase vërehen forca të Policisë së Kosovës, të stacionit në veri dhe disa banorë serb të cilët kanë filluat të tubohen.