Shtetasi kosovar me iniciale G.H. (52) nga Kosova është arrestuar të hënën nga policia maqedonase. Ai është ndalur në ora 16 gjatë hyrjes në Maqedoni në vendkalimin kufitar “Bllacë”, pasi është konfirmuar se Gjykata Themelore në Shkup ka lëshuar fletarrest për të, shkruan Gazeta Lajm.
52 vjeçarit i është shqiptuar masa e arrestit në ora 17 e 50 minuta dhe është dorëzuar në Stacionin Policor “Gazi Babë” për procedurë të mëtutjeshme. Policia nuk jep detaje shtesë lidhur me shkaqet për arrestimin e shtetasit të Kosovës, e as detaje shtesë se nga cili qytet është ai.