Policia ndalon protestuesit në Prizren (Foto)

0
882

Prizreni

Në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje shihen fotografi të protestuesve që janë nisur nga qyteti i Prizrenit për në Prishtinë, ku do të marrin pjesë në protestën e sotme prej orës 14:00 organizuar nga partitë opozitare.

Sipas asaj çfarë është shkruar në këtë faqe, policia po ndalon protestuesit në gjysmë të rrugës dhe po kontrollon secilin veç e veç me qëllim që të vonojë dhe provokojë qytetarët që janë nisur që të protestojnë, transmeton Indeksonline.

“Policia ka filluar provokimin e protestuesve. Protestuesit që janë nisur nga Prizreni, tash e gjysmë ore po mbahen të ndalur nga policia e cila po i kontrollon veç e veç secilin. I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të mos vazhdojë provokimet e tilla që kanë synim vonimin e protestuesve”.

protesta(4)

protewsta1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu