Policia: Operacioni përfundoj, disa persona po merren në pyetje

0
753

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës me Prokurorin e Shtetit dhe me Prokurorinë Speciale të Kosovës përmes një komunikate të përbashkët, kanë thënë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, ka realizuar planin operativ të koduar “kontrolla”, ku në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, është ekzekutuar Urdhëresa e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për realizimin e operacionit të gjerë në nivel të vendit, i cili ndërlidhet me dyshimet për vepra të rënda penale.

“Ky operacion policor është ndërmarrë duke vlerësuar rëndësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe parandalimin e çfarëdo lloji të veprave kriminale dhe ka përfshirë gjashtë (6) rajone të Kosovës si në; Prishtinë, Gjilan, Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Prizren. Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë shoqëruar për intervistim njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bastisur tridhjetë e tetë (38) lokacione të ndryshme, kryesisht shtëpi banimi”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa në cilësi të provave materiale janë konfiskuar armë dhe municion të llojeve të ndryshme, duke përfshirë pajisje dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin, si:

Tri armë të gjata,

Dy armë të shkurtra,

Një armë e ftohtë thikë,

Një sasi e municionit të kalibrave të ndryshëm si dhe

Dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin.

Institucionet kompetente  duke u bazuar në mandatin ligjor, do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe parandalimin e të gjitha akteve kriminale, duke përfshirë edhe rastet e armëmbajtjeve pa leje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu