Policia po heton dëmtimin e kabllove në selinë e LDK-së AKTUALE

0
123
Policia po heton dëmtimin e kabllove në selinë e LDK-së AKTUALE

Sot gjatë ditës nga Lidhja Demokratike e Kosovës është denoncuar rasti për dëmtimin e kabllove dhe internetit në selinë e kësaj partie. Këtë gjë e bëri publike sekretari dhe deputeti i LDK-së Arban Abrashi, raporton “Zëri.info”.

“Sot prej administratës jemi njoftuar se kabllot edhe të internetit edhe të kamerave janë këputur. Me siguri nga persona të papërgjegjshëm. Kemi njoftuar Policinë. Realisht kjo është e papranueshme”, ka thënë Abrashi.

Me këtë rast tashmë është duke u marr edhe Policia e Kosovës. Në një përgjigje për “Zërin”, zëdhënsja e policisë Flora Ahmeti ka konfirmuar që kanë marrë informatë për dëmtimin e kabllove në lokacionin ku gjendet selia e kësaj partie, dhe se me rastin janë duke u marrë organet kompetente.

“Kemi pranuar informatën për dëmtim të disa kabllove në atë lokacion. Informata është duke u trajtuar nga organet kompetente”, ka thënë Ahmeti për “Zërin”. /ZËRI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu