Policia serbe arrestoi dhe dëboi aktivistin nga Medvegja, Rexhep Abazi

0
559

rexhep-abazi (1)

Aktivisti dhe profesori Rexhep Abazi mbrëmë është arrestuar nga policia serbe në kufirin Kosovë  – Serbi dhe se atij nuk i është lejuar shkuarja në vendlindje në Medvegjë.

Profesor Abazi nuk u lejua të shkojë në vendlindje, edhe pse ai është kandidat për këshilltar komunal për këshillin e Medvegjës në zgjedhjet lokale të 13 shtatorit.

Rexhep Abayi është edhe kryetar i degës së Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IGFM) në Serbi.

Idriz Sinani nga IGFM-ja për Ballkan ka deklaruar për INA se profesor Abazi për 10 orë është mbajtur nga policia serbe duke mos u ditur fati i tij dhe më pas është lënë i lirë.

“Bisedova unë me profesor Abazin dhe ai më informoi për sjelljen e pahijshme që ka pasur policia serbe. Ata nuk e kanë lejuar të shkojë në Medvegjë dhe kur e kanë liruar i kanë thënë se nëse edhe njëherë tenton të futet në Serbi, do ta rregullojnë ashtu siç dinë vetëm ata”, deklaroi Idriz Sinani.

Lidhur me këtë rast do të informohet qendra e IGFM-së në Frankfurt si dhe përfaqësitë diplomatike ndërkombëtare. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu