Policia Serbe vret dhe nje Shqiptar

0
575

i plagosuri

Sipas familjarëve sulmi ka ndodhur në Koshtovë, gjegjësisht brenda kufijve të Kosovës.

I plagosuri i dytë këto momente pritet të hyjë në sallën e operimit. Lajmim e ka konfirmuar për Express Ferat Brahimi, axha i viktimave.

Personi i vdekur dhe dy të plagosurit, KosovaPress mëson se janë vëllezër, njëri 19 vjeç, njëri 17 dhe tjetri 16. Që të tre shqiptarë, me mbiemrin Brahimi.

Ky i fundit tashmë ka arritur në Emergjencë në Prishtinë.

Burime të KosovaPress gjithashtu bëjnë të ditur se ata kishin shkuar në mal për dru dhe se një person me uniformë serbe ka shtënë me armë në drejtim të tyre.

Askush nuk din nëse ishin andej kufirit apo këndej, por dihet se ata kishin shkuar për dru.

Rasti sipas këtyre burime ka ndodhur diku në orën 5 në mëngjes.

Një i vdekur dhe një plagosur në Mitrovicë

(I plotësuar) Të shtëna armësh janë dëgjuar para rreth 20 minutave mes fshatit Koshtovë dhe Zubin Potok përkatësisht në vendin e quajtur Kollovergë me ç’rast Policia ka gjetur një persona pa shenja jete dhe një tjetër është plagosur bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Akoma nuk dihen detaje.

Një i plagosur në Mitrovicë

Të shtëna armësh janë dëgjuar para rreth 20 minutave mes fshatit Koshtovë dhe Zubin Potok përkatësisht në vendin e quajtur Kollovergë me ç’rast një person është plagosur bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve të shtënat kanë zgjatur për disa minuta, ndërsa, dyshohet për më shumë persona të plagosur.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës,Avni Zahiti ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress duke i thënë se i plagosuri pasi është trajtuar në spitalin e Mitrovicës është dërguar në QKUK. Ai nuk ka dhënë detaje shtesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu