Policia shtyp studentët për shkak të Ibrahim Gashit (Foto)

0
847

(E plotësuar) Deri në këto momente, Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor 25 persona të cilët kanë bllokuar hyrjen e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë thotë se pas disa thirrjeve që policia i ka bërë atyre që sot kanë bllokuar rektoratit, që të largohen dhe ta lirojnë hyrjen, policia është detyruar që të ndërmerr masa.

“Deri në këto momente policia ka arrestuar 25 persona të cilët janë shoqëruar në stacion policor, aty ku edhe ndodhen aktualisht”, ka thënë Ahmeti për Express.

Sipas saj, arrestimet kanë ndodhur pasi policia u ka bërë disa herë thirrje protestuesve që ta lirojnë hyrjen e Rektoratit të UP’së.

Ahmeti thotë se ndryshe nga ditët e tjera, policia këtë herë nuk ka pas informata se do të ketë protestë. “Kjo protestë është e paparalajmëruar”, ka thënë ajo.

Për momentin, Këshilli i Rektoratit po mbanë një mbledhje të jashtëzakonshme. Ndërkohë, protestuesit kane thënë se do të qëndrojnë para hyrjes së rektoratit deri në ora 16.00.

Ndërhyn policia, arrestohen disa studentë

Para pak çastesh Policia e Kosovës ka ndërhyrë për t’i larguar studentët të cilat kanë bllokuar hyrjen e rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Pas disa orësh bllokimi Njësia Speciale e Kosovës, ka larguar me dhunë disa student, ndërsa, të tjerë ende po vazhdojnë të qëndrojnë në hyrje të rektoratit.

Po ashtu, bëhet e ditur se deri tash janë arrestuar dy persona, kurse situata po vazhdon të mbetet nën tension.

Dhjetëra student kanë dal në orët e hershme para rektoratit të Universitetit të Prishtinës duke bllokuar dyert e hyrjes së tij dhe nuk po lejojnë asnjë punëtor të rektoratit të hyjë brenda.

Organizuesit e kësaj proteste janë Organizata Studentore për Barazi “Studim, Kritiv, Veprim”, Klubi politikë i studentëve dhe studentët e Ulqinit në UP.

Ata në duar po mbajnë pankara ‘Rektor zero punim shkencor’, ‘UPrish’, ‘Jo këshillës drejtues, autonomi’, e të tjera.

Policia e Kosovës është duke qëndruar afër protestuesve ku ka kërkuar nga ata të lirojnë hapësirat e Rektoratit. /kosovapress/

Studentët bllokojnë Rektoratin


 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu