Policia suedeze dërgon pako me drogë në ambasadën shqiptare

0
927
Kanabisi
Kanabisi

Policia e Suedisë ka dërguar kinse gabimisht një pako me drogë në ambasadën shqiptare, në vend që ta dërgonte në laboratorin e kriminalistikës por personeli i Abasades mendon se Policia e Suedis në kete në menyr ironike rast deshi tu thot Shqiptarve se të gjith jeni Kontrabandist dhe as Ambasadori ska dallim ne kete rast.

Ambasada shqiptare në Suedi ka marrë një pako të pazakontë. “Kanabis” dhe “pluhur”, shkruhej në pakon e dërguar me postë në ambasadë, ku kjo e fundit ka lajmëruar menjëherë policinë.

Punonjësit e ambasadës në fillim menduan se kishin të bënin me ndonjë lëndë eksplozive, por kur mbërriti policia dhe bëri verifikimet, rezultoi se ishin dy qese me lëndë narkotike të llojit “kanabis”dhe tri qese më të vogla me mbishkrimin “pluhur”, e cila kishte brenda po lëndë narkotike.

Pas hetimeve nga grupi i posaçëm rezultoi se ka qenë pikërisht policia ajo që e ka dërguar pakon në ambasadën shqiptare në Suedi.

Sipas policisë, një punonjës i saj, për shkak të një gabimi kompjuterik, e dërgoi pakon me drogë në ambasadën në Stokolm, në vend që ta dërgonte në laboratorin e kriminalistikës në Policinë e Suedisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu