Policia tregon shkaqet e arrestimit të Dardan Molliqajt

0
630

dardani

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e aktivistit të ‘Lëvizjes Vetëvendosje’, Dardan Molliqaj.

Sipas, zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, Molliqaj u kap të premten në mëngjes i ngarkuar me vepër për pengim të personit zyrtarë në detyrë.

“Arrestimi ka të bëjë me pengim të personit zyrtarë gjatë detyrës”, ka thene Hoxha për Gazetën Express.

Ndryshe, për arrestimin e Dardan Molliqaj fillimisht njoftoj Lëvizja Vetëvendosje me anë të një reagimi.

“Dhuna policore e ushtruar më 27 janar, arrestimet masive të qytetarëve pas kësaj proteste, dhuna psikologjike e ushtruar para protestës së 18 prillit, kërcënimet ndaj mësimdhënësve grevistë, dhe së fundi arrestimi i Dardan Molliqajt, flasin për përpjekjen e vazhdueshme të Qeverisë që t’i shtypë dhunshëm protestat qytetare”, thuhej në reagimin e LVV’së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu