Politika e jashtme e Edi Ramës

0
656

Kemi parë këta 3 muajt e fundit një turrë takimesh intensive, kryesisht rajonale, të z.Rama, çka po i jep atij një dimension të munguar gjatë këtyre viteve si kryetar i opozitës shqiptare, nëse nuk kemi parasysh takimet e tij si Zv.Kryetar i Ligës së majtë evropiane, të cilën e drejton së bashku me greko-amerikanin G. Papandreu, familja e të cilit e zhyti Greqinë në borxhe deri në grykë te plutokracia ndërkombëtare. Kuptohet se, si një rajon i cili mbikëqyret nga një zyrtar i nivelit të ulët në politikën e jashtme të SHBA (Filip Riker), me siguri që z.Rama ka marrë disa sugjerime për këtë agjendë nga ambasada amerikane në Tiranë dhe nga z.Arvizu, i cili ishte nuni i aleancave dhe rezultateve zgjedhore, pak a shumë të pritshme dhe manovratori i largimit të z.Rama nga kryebashkia më 2011 dhe rikthimit të tij sot si kryeministër. 1. Dihet se z.Rama ka zhvilluar takime paraprake me zyrtarë të shtetit e politikës italiane, turke e greke. Po kështu, pas një profili të ulët rreth 20-vjeçar të marrëdhënieve të z.Nano me faktorët politikë shqiptarë në rajon, ka dytre vjet që z.Rama është rrekur të krijojë marrëdhënie normale pozitive me zyrtarët e politikës në Kosovë dhe shqiptarët e Maqedonisë. Dihet se z.Nano dhe z.Berisha, si dy politikanë me formim lindor në marrëdhëniet e jashtme prioritare të Shqipërisë, fatkeqësisht u bënë indirekt mbështetës të qëllimeve të Milosheviçit për të penguar agjendën e NATO-s mbi Kosovë më 1999. I pari ishte kryeministër në pushtet më 1997-1998 dhe me deklaratat e tij antishqiptare tronditi drejtuesit politikë dhe elitën e Perëndimit, të cilët, para agjendës së sulmeve ushtarake mbi ish- Jugosllavinë e mbetur atëbotë, vendosën në planin e lojës largimin e Nanos nga pushteti, gjë për të cilën u mashtrua z.Berisha se do rikthehej në pushtet, ndaj ai organizoi me duart e të tjerëve ‘grushtin e shtetit’ më 14 shtator. Ambasadorja M.Lino synonte me vrasjen e A.Hajdarit dhe’grushtin e shtetit’, të largonte nga skena me një gur të dy këta zogj që nuk po e kuptonin se Ballkani kishte ndërruar zot. Kurse z.Berisha shkëlqeu me thirrjet e tij për të mos u firmosur Deklarata e Rambujesë, çka do i jepte një rast Milosheviçit t’i thoshte Perëndimit: “Po ju, ç’kërkoni në Ballkan kur nuk ju thërret e nuk ju do kush?” Dihet se radikalizmi i pushtetit ndaj popujve ofron NATO-n për “rend nga kaosi”, kur kësaj i intereson. Bankieri Miloshevic, i ardhur dhe sponsorizuar nga SHBA në majë të politikës jugosllave, dhe tigri Arkan, a thua nuk e dinin këtë gjë? A mund ta imagjinojmë se nuk e kuptonte Miloshevici që Kosova ku flitej shqip nuk ishte Kroaci dhe Bosnjë, ku në të gjithë territorin e këtyre flitej nga popullatat e gjera serbokroatisht? Apo ai vërtet nuk e kuptonte se Kosova i ishte dhënë me qira për një farë kohe sllavëve për interesa gjeostrategjike të Perëndimit në raport me rusët gjatë konflikteve të mëdha në shekullin e kaluar, me synim për të mbajtur në zap gjermanët dhe, tashmë që Gjermania ishte futur në rresht në strukturat e organizuara nga elita e bankingut dhe biznesit perëndimor, ky interes për Kosovën dhe shqiptarët kishte ndryshuar? Fatkeqësisht lidershipi shqiptar nuk e kuptonte se ç’po ndodhte, deri në fund të viteve ’90, dhe kësisoj ky lidership ishte një hap mbrapa synimeve të Perëndimit për një riorganizim të Ballkanit pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Ramiz Alia, ndryshe nga dy diletantët që e zëvendësuan, ishte një politikan i zgjuar dhe relativisht i ditur mbi ‘undergroundet’ që kishin ngjarë, dhe ai e pati kuptuar, gjithashtu, tendencën e një gjeopolitike të re ndërkombëtare për riformësimin e Ballkanit, por si ish-komunist dhe si shumë frikacak që ishte, nuk ndikoi që t’u paraprinte me idetë e tij këtyre tendencave ndërkombëtare në favor të shqiptarëve në rajon. Ai u interesua kryesisht të shpëtonte lëkurën e lidershipit punist, duke pranuar, i llahtarisur pas Timishoarës, ndryshimin e sistemit. Dhe, në këto ndryshime, ai u interesua se si do të siguronin komunistët një avantazh ekonomik për të rrëmbyer pushtetin ekonomik, krahas atij politik, në kuadër të pluralizmit politik dhe atij të tregut. Frika e tij dhe diletantizmi i z.Berisha në fillimvitet ’90, sollën një shqyerje të sovranitetit ndaj interesave greke dhe një dorëzim kundrejt sllavëve për t’i lejuar ata që të ruanin statuskuonë e sundimit mbi Kosovë e Maqedoni. I vetmi lider politik shqiptar i orientuar atëbotë në Ballkan, sigurisht që ishte Ibrahim Rugova. 2. Në të gjitha këto qëndrime pasive e të përunjura, përveçse moskuptimi i drejtë dhe i guximshëm i politikës ndërkombëtare, luante një rol edhe injoranca e thellë që ekzistonte, dhe akoma ekziston, mbi atë të drejtë të bashkimit politik që u takon shqiptarëve dhe sidomos mbi historinë dinjitoze të racës sonë, se nga vijmë dhe çfarë përfaqësojmë në historinë e përbotshme. Shumë drejtues të institucioneve të ndryshme që kishin lexuar vetëm veprat e E.Hoxhës dhe Historinë e PPSH-së, si Ministria e Jashtme, Akademia e Shkencave, Institutet dhe fakultetet e Historisë & Gjuhësisë, trashëgonin dijet e cekëta të fituara nga humnera dhe izolimi i thellë ku kishte rënë Shqipëria gjatë kohës së otomanëve dhe sidomos shkolla e dijet gjatë kohës së izolimit komunist. Këto institucione nuk kishin studiuar dhe, sigurisht, as botuar veprat e mëdha mbi albanët, ilirët, shqiptarët, dhe arsyetimet e reja mbi gjuhën shqipe në historinë e vjetër dhe të re. Gjithashtu, gjendja e mjerë ekonomike dhe nevoja për remitancat e emigrantëve në vitet ’90, ishin një shkak më shumë për një inferioritet të cilin raca shqiptare nuk e kishte merituar dhe nuk e meriton. Njerëz të ditur dhe me njohuri të thella mbi origjinën e racës sonë, si Petro Zheji, Maks Zotaj etj., janë mbajtur larg ndikimeve të tyre pozitive në këto informacione të paana që ekzistojnë mbi albanët e lashtë, të cilët kanë formësuar një pjesë të Italisë së lashtë, Galisë, Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës. Druidët e lashtë të Skocisë nuk janë gjë tjetër veçse albanë. Injorantët dhe servilët me lidhje politike e nepotike kanë komanduar dhe komandojnë shumë sektorë vitalë për gjallërimin e kombit. Këta, në përgjithësi, nuk e dinë se albanët e ardhur nga popullsia hitite e Azisë së Vogël mbi 7,500 vjet para Erës së Re kanë qenë edhe lundërtarët e parë, para vikingëve, në territoret lindore të kontinentit amerikan, shumë shekuj para K.Kolombit. Si shpjegohet që kur konkuiskadorët e H.Cortesit pushtuan zapoteket e Meksikës, gjetën aty Malin Albania? Si shpjegohet që shumë emra vendesh me rrënjën ‘alban’ ndodhen me shumicë gjithandej në Angli, Skoci, Uells, Irlandë dhe në SHBA? A jemi ne aq të vegjël si nacion sa ç’e dimë veten dhe jo aq të mëdhenj sa na vlerësojnë e drithërohen nga ‘xhelozia’ mbi historinë tonë shumë studiues me emër në botë? Këto nuk i them unë, por i thonë këta profesionistë të huaj, si para disa shekujsh, ashtu edhe disa bashkëkohanikë. Mjafton të shohim historianin Enxo Gati se ç’thotë mbi ilirët dhe shqiptarët, apo të shohim historianin më me autoritet të të gjitha kohëve mbi Romën e Krishterë dhe Bizantin, Eduard Gibonin, se si i quan perandorët më të shquar dhe elitat ushtarake kryesisht shqiptare të Romës, dhe se si e vlerëson ai si shqiptar Dioklecianin, Konstandinin e Madh, Justinianin dhe Justinin e Bizantit dhe kontributin e shqiptarëve dhe Gj.Kastriotit për të mbrojtur Venecian, Romën dhe sidomos mbretërinë e Napolit. Madje këta studiues thonë se edhe emri i shtetit Alabama në SHBA është i lidhur me shqipen dhe 3,000 kolonët e parë të bardhë shqiptarë të kapur rob nga flota e Elisabetës së Parë prej Armadës spanjolle në gjysmën e dytë të shekullit të 16-të; mbretëresha u dhuroi atyre lirinë duke i quajtur të “padenjë si racë për t’u bërë skllevër”. Madje ka autorë seriozë të cilët thonë se edhe babai legal i të madhit Francis Bacon (Shekspirit të vërtetë), i cili ka qenë i dashuri i mbretëreshës Elisabetë, ishte një shqiptar nga Durrësi në oborrin e saj. Duke pasur parasysh se shqiptarët kanë pasur autoritet në drejtimin e Romës, Bizantit, Portës Osmane, se ata nga artefaktet kuptohet se janë nga raca e Homerit, Odisesë, Aleksandrit, Pirros së Epirit (shikojini se si ata janë me plis në kokë në monedhat e kohës së tyre, shenja karakteristike e gjysmëvezës kozmike që simbolizon femrën dhe vazhdimësinë e racës vetëm te shqiptarët dhe, pas Papa Albanit në fillim të shekullit të 18-të, mbahet me pak ndryshime nga çdo Papë në Vatikan si edhe nga aristokracia ptolemaike në Egjiptin e lashtë), se kanë themeluar dinastitë e mëdha të Ptolemenjve dhe më pas me dinastinë e Mehmet Aliut në Egjipt, se madje edhe në Pakistanin e sotëm, familja më e madhe aristokratike e Ali dhe Benazir Butos janë racë shqiptare nga hundëzakët e Kafiristanit në Pakistan, të cilët ngelën aty para 2300 vjetësh sepse u armiqësuan me Aleksandrin e Madh, pasi ky u vrau në një moment dobësie komandantin e tyre, Klitin, vëllamin e tij, dhe këta për hakmarrje nuk e ndoqën ushtrinë e tij në kthimin nga jugu drejt Lindjes së Mesme. Po kështu, dihet se ata që luftuan pas pushtimit për osmanët, ata që bënë dhe kundërshtuan Revolucionin grek të 1921-shit ishin nga të dy anët shqiptarë, ata që mbrojtën Beogradin nga Austro-Hungaria në Luftën e Parë, ata që mbrojtën austro- hungarezët nga kthimi i serbëve në Kosovë, ata që luftuan bashkë me kroatët kundër serbëve në Vukovar në mes të viteve ’90 kanë qenë shqiptarët, të cilët, të sulmuar nga shumë armiq, e humbën busullën pas pushtimit osman, i cili ka qenë edhe më i rëndi për nga pasojat. E mbi të gjitha, ata që kanë ndërtuar Piramidën më të madhe në botë të Bosnjës rreth 9,500 vjet më parë, kanë qenë albanët. 3. Pa rënë në kurthin e vetëlëvdatave, sëmundja që urrente me të drejtë më shumë F.Konica për ringjalljen e një kombi, i përmenda këto fakte, që në këtë material nuk mund të zgjerohet me citime, me qëllim që të fillojë një erë e re nga administrata e shtetit shqiptar në marrëdhëniet e saj të jashtme mbi një tjetër orientim dhe tjetër dinjitet. Duhet kuptuar se ka pasur një komplot të madh për t’i shkatërruar shqiptarët dhe se ka për këtë një dirigjim në histori, komplot të cilin e ndërprenë rrethanat dhe sidomos ndikimi i Iluminatit amerikan me qendër në Jale, Conecticat (Urdhri “Skull & Bones”), të cilët janë kryesisht nga origjina albanë të Britanisë dhe kanë shumë ndikim mbi të gjitha administratat e SHBA. Dituritë janë të fshehta dhe ato zotërohen nga një grup i ngushtë. Pra, jeta e njerëzimit nuk është sa ç’e paraqesin librat e shenjtë abrahamikë, d.m.th. kryesisht mbas inkursionit të hebreo-mongolit Abra-Khan nga Ulan Batori i sotëm në Lindjen e Mesme, rreth 1,800 vjet para Erës së Re. Arkeologjia tregon se homos sapiens ka më shumë se 3,5-4 milionë vjet në Tokë. Gjithsesi, pas përpirjes së menjëhershme të kontinentit të Lemurisë prej një lufte termobërthamore me Atlantidën (nga këta mendohet se jetojnë ende rreth 1,5 milionë banorë poshtë malit Shasta në Californi) dhe zhdukjes më të ngadalshme të kësaj rreth 13 mijë vjet para Erës së Re, si edhe Përmbytjes së Madhe biblike, në Euro-Azi-Mesdhe, ka pasur dy baza tokësore kryesore të racave njerëzore që invaduan këto kontinente dhe që edhe sot e ruajnë planin e fshehtë të sundimit ndaj njëra-tjetrës: një nga zona e hititëve të Kaukazit të mbetur nga asiro-babilonasit e vjetër ku ishin albanët apo pellazgët, gjuhën e të cilëve fliste Homeri (madje duke iu kërkuar ndjesë konservatorëve tanë gnostikë, komunistë e injorantë të historisë, mund të themi se ka studiues autoritarë si Roberto Salinas të Universitetit të Californisë të cilët mendojnë se Troja gjendet, me shumë gjasa, në Lezhë), të cilën e kanë ruajtur vetëm shqiptarët e sotëm si një nga gjuhët më të vjetra në botë; dhe së dyti, platforma mongole e banorëve më të rinj të Tokës ku bëjnë pjesë racat e bardha të gotëve dhe sllavët të ardhura në veri e qendër të Evropës me hordhitë e arta të Alarikut, Xhengis Khanit e Timur Lengut, raca hebreje që sulmoi nga poshtë Lindjen e Mesme dhe raca e verdhë që sulmoi Azinë deri në Japoni, si edhe skithët albanë të Rusisë. Janë hebrenjtë ata që sollën edhe fetë abrahamike, duke u mburrur se ata ishin monoteistët e parë që mposhtën paganët dhe panteistët e racave të vjetra të Tokës, gjë që s’është e vërtetë, pasi në Tokë kanë qenë mësimet e Thotit, mësimet e para të teozofisë, disa mijëra vjet para vetë Abrahamit. E vetmja zonë që nuk ishte okupuar nga hebreomongolët duket se deri në shekullin XIV ishte Ballkani, nga Hungaria e deri në detin Egje, dhe për këtë u zgjodhën turqit selxhukë mongolë, të cilët ngritën një perandori të fuqishme pikërisht për këtë arsye, për të shkatërruar dakët, trakasit, popujt ilirë të shqiptarëve, malaziasve, kroatëve, sllovenëve dhe grekët, të cilët ishin në shumicë albanë dhe shqiptarë. 4. Politika e jashtme organizohet për të mbrojtur interesat e kombit- racë (e përdorim fjalën ‘racë’ në kuptimin e origjinës, gjuhës, kulturës, zakoneve, etnografisë së përbashkët të një shoqërie dhe jo në kuptimin e përgjithshëm të ngjyrës së lëkurës), dhe në rastin tonë kjo racë është e shtrirë në një territor goxha më të gjerë nga shteti ynë politik. Ne nuk mund të mos marrim parasysh në strategjitë e politikës së jashtme edhe aleancat, ndryshimet që kanë ndodhur në Ballkan qysh pas pushtimit turk, pas çmontimit të shqiptarëve, asimilimit gjuhësor të sllovenëve, kroatëve, boshnjakëve, malaziasve, asimilimit racor nëpërmjet fesë së përbashkët të ortodoksëve shqiptarë edhe nga serbët (shkiat) apo asimilimit që po ndodh edhe sot me të njëjtën mënyrë me 300 mijë ortodoksët shqiptarë të Maqedonisë dhe ortodoksëve shqiptarë në Greqi. Nga këto që thamë, pavarësisht nga ndryshimi fetar mes turqve dhe sllavëve, a duhet marrë në konsideratë se mes tyre ekziston një qëllim i thellë i vjetër për shkatërrimin e albanëve autoktonë të Ballkanit? Po zgjidhjen e drejtë të çështjes së çamëve për t’u rikthyer me një ‘mea culpa’ greke, a e ka qeveria e ardhshme shqiptare, apo ajo do të vazhdojë ta quajë sikur kjo çështje nuk ekziston, siç është bërë deri më tash nga qeveritë e strucit të Tiranës? Apo me grekërit do të bisedohet si Berisha, vetëm për ‘lëshime’ ndaj toponimeve në pasaporta, kur ata të kërkojnë territore të tjera detare në tavolinë nga shqiptarët? A do të vazhdojë qeveria e Tiranës të jetë një hap mbrapa vektorëve të rëndësishëm të elitës për të mbrojtur interesat dhe bashkimin e shtetit etnik, siç ka ndodhur deri më sot? Këtë do ta shohim dhe kjo ka lidhje me kulturën dhe frymën e lidershipit të ri, i cili nuk më duket se zotëron dije të thella, për të qenë e mençur, dinjitoze dhe e guximshme.

 

Nga: ALFRED CAKO

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu