Politikanët me plot patetikë flasin për Isa Boletinin. Jahjaga e Thaçi nuk duken fare në Mitrovicë!

0
440

Boletini

E plotësuar-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i cili po merr pjesë në ceremoninë e rivarrosjes së eshtrave të Isa Boletinit, tha se Isa Boletini është bëma e kolona e tempullit shqiptar ndër mote.

Sot i themi Isa Boletinit se shqiptarët kane dy shtete të lira e demokratike. E kujt më mirë se prijësit ia detyrojmë këtë rrëfim. Isa Boletini është bëma, gjesti, kolona e tempullit shqiptar ndër mote. Ai është kryedëshmori i shqiptarëve. Sot t’i rrëfehemi atij se ne sot kemi dy shtete të pavarura”, tha Nishani gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni.

Ai tha se nën shembullin e Isa Boletinit punoi dhe luftoi Adem Jashari.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka nisur fjalën e tij me rastin e manifestimit qendror për rivarrimin e eshtrave të heroit Isa Boletini, me fjalën “Rini e Mitrovicës krenohuni edhe ju bashkë me ne sepse pas më shumë 100 vjetëve e kemi gjeneralin e Pavarësisë tonë Isa Boletini”.

Veseli më pas ka theksuar se heronjtë kthehen të fundit nga beteja e i tillë është edhe Isa Boletini.

“ Baca Isë ne sot jemi të lirë, është koha është koha që edhe ti të rehatohesh bacë, sepse edhe Kosova është mirë”, u shpreh Veseli.

Në anën tjetër kryeministri Isa Mustafa ka thënë se sot në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit po nderojmë heroin tonë kosovarë.

“Isa buletini ishte njeri i idealeve madhore kombëtare, ai na bashkon edhe sot në ditën ku po mbyllet edhe udhëtimi i tij shumëvjeçar në Boletinin e tij”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se Isa do të prehet në dheun e vendlindje së tij në Boletin.

Kjo është Kosova: rrëzohet Skena në ceremoninë për Isa Boletinin!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu