Politikanët supermenë

0
625

Deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami, ka hiç më pak se katër burime të ndryshme të të ardhurave nga katër punë që i bën njëkohësisht, të cilat gjatë një viti i sigurojnë të hyra prej rreth 51 mijë euro.

Bajrami ka deklaruar të ardhura vjetore prej 20 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës, 5 mijë euro si pagë sekondare nga Fakulteti Juridik, 15 mijë euro të ardhura nga Kolegji “Fama” dhe 10 mijë e 800 euro honorare nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës(ASHAK).

Keq me paga nuk është as bashkëpartiakja e Bajramit, ish-ministrja e Energjetikës, Justina Shiroka-Pula. Ajo në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se merr 17 mijë e 600 euro nga Kuvendi, rreth 16 mijë e 600 euro pagë sekondare nga Universiteti i Prishtinës dhe 3300 euro nga Kolegji “Globus”.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, merr rreth 30 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës, 12 mijë euro nga ASHAK dhe 5800 euro nga Universiteti i Prishtinës, apo rreth 48 mijë euro në vit.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, merr 20 mijë euro nga Kuvendi, rreth 10 mijë euro nga Universiteti Amerikan në Kosovë dhe rreth 3 mijë euro nga Universiteti i Prishtinës.

Edhe deputeti tjetër i LDK-së, Haki Demolli, ka deklaruar 1480 euro të ardhura mujore nga Kuvendi, 500 euro pagë sekondare nga Fakulteti Juridik dhe 1000 euro honorare nga Kolegji “Dardania”.

Behar Selimi, deputet i PDK-së, i merr 22 mijë euro në vit nga Kuvendi, 3 mijë euro nga kolegji Dardania” dhe 2400 euro nga kolegji “UBT”.

Bashkëpartiaku i Selimit, Bekim Haxhiu-Kamishi, merr 20 mijë e 800 euro nga Kuvendi, 2640 euro nga Universiteti i Prishtinës dhe 162 euro nga Federata e Futbollit.

Ish-ministri i Tregtisë, Lutfi Zharku, merr 23 mijë euro nga Kuvendi, 804 euro honorar nga Universiteti i Prishtinës dhe 1350 euro honorar nga kolegji “Riinvest”.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka deklaruar pagë mujore prej 1183 nga Qeveria, 460 euro honorare nga Universiteti i Pejës dhe 480 euro nga ai i Prishtinës.

Ministri i Financave, Besim Beqaj, ka deklaruar 13680 euro pagë vjetore nga qeveria, 6 mijë euro pagë nga Universiteti i Prishtinës dhe 1800 euro honorare nga Shkolla e gjuhëve të huaja “Cambridge”.

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, merr rreth 13 mijë euro nga Qeveria dhe 12 mijë e 600 euro nga kolegji “AAB”.

Ferid Agani, ministër i Shëndetësisë, merr mbi 15 mijë euro nga Qeveria dhe 3647 euro nga ordinanca private “Studio Agani”.

Të ardhurat e zyrtarëve nga pagat

1. Arsim Bajrami
51 000 euro të ardhura vjetore
4 burime të ardhurash

2. Sabri Hamiti
48 000 të ardhura vjetore
3 burime të ardhurash

3. Justina Shiroka-Pula
37 500 euro
3 burime të ardhurash

4. Vjosa Osmani
33 000 euro
3 burime të ardhurash

5. Behar Selimi
27 400 euro
3 burime të ardhurash

6.Lutfi Zharku
25 500 euro
3 burime të ardhurash

7. Ramë Buja
25 500 euro
2 burime të ardhurash

8. Bekim Haxhiu
23 500 euro
3 burime të ardhurash

9. Besim Beqaj
21 000 euro
3 burime të ardhurash

Nga, Lavdim Hamidi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu