Politikani belg: Të paguajmë një shqiptar të vrasë një pedofil

0
679

Nuk është hera e parë që termi shqiptar përdoret në forma fyese. ‘Merrni një shqiptar ta vrasë pedofilin’, kjo është shprehja që po bën bujë në Belgjikë e deklaruar nga një anëtar i këshillit bashkiak të Antwerp dhe deputet i parlamentit flamand.

Të përditshmet në Belgjikë kanë vënë këto fjalë në kryetitujt e gazetave të tyre të thëna nga një figurë publike si Jurgen Verstrepen pas një çështjeje delikate ku gjyqi liroi me kusht bashkëshorten e një njeriu të akuzuar për abuzime seksuale me fëmijët.

Fjala është për lirimin e bashkëshortes së pedofilit vrasës Marc Doutroux, i cili kishte dhunuar 6 fëmijë pastaj kishte vrarë 4 nga prej tyre.

Ditën e djeshme Jurgen Verstrepen iu ishte bashkangjitur disa protestave ku ishin mbledhur për të kundërshtuar lirimin e të akuzuarës. “Erdha të shoh se ku e kanë sjellë kafshën e egër”, ishin fjalët e para të tij sapo iu bashkëngjit grupit protestues.

“Do mbledhim para të paguajmë një shqiptar që të vrasë këtë bishë”, shtoi ai më tej.

Më vonë duke nxitur popullin që të sulmonin bashkëshorten e pedofilit e cila ishte e mbyllur në një manastir pasi u lirua pak ditë më parë nga burgu, Jurgen Verstreppen e thjeshtëzoi shprehjen.

“Po do e bëjmë, do e vrasim atë, por jo me shqiptarë sepse ata janë tepër të shtrenjtë, ne do paguajmë një të droguar i cili do e bënte krimin vetëm për të patur pak drogë”, foli anëtari i parlamentit flamand para kamerave.

Michelle Martin, ish-gruaja Marc Dutroux u akuzua si bashkëpunuese në krimet që i shoqi kreu ndaj disa vajzave të vogla. Dyshohet se burri i saj rrëmbeu dhe përdhunoi 6 vajza të mitura, duke vrarë 4 prej tyre në rrethana të tmerrshme rreth viteve 1990.

Ajo do të vuajë dënimin me 14 vjet burg në një konventë motrash në një manastir pranë Namur dhe do të jetë 24 orë nën mbikëqyrje, që do të kushtojë rreth 95 mijë euro në muaj.

Deputeti Verstrepen këmbëngul se kjo duhet zgjidhur më lirë se sa të paguajnë 30 oficerë të policisë për të ruajtur Martinës.

Deklaratat e deputetit u kritikuan nga kolegë të tij. Kryetarja e Kuvendit flamand, Jan Peumans tha se: “Ky është lloji i diskutimit që duhet të zhvillohet në parlament, sepse aty janë bërë ligjet. Kjo nuk përputhet me kodin tonë të etikës”.

Por, Verstrepen iu përgjigj në Twitter duke deklaruar “se Belgjika ka një problem me sistemin aktual”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu