Politikë të kujt po ndjek TVP- ja?!!!

0
789

Politika që ndjek redaksia e Televizionit Publik të Prishtinës, është politikë ndjellakeqe dhe përçarëse. Kjo politik është e trashëguar nga Agim Zatriqi, i cili edhe viteve të tetëdhjeta ka favorizuar politikën pushtuese të Beogradit. Ndoshta i duket stafit të saj se pak jemi të përçarë dhe nuk e kemi mohuar në skajshmëri historinë, për të rehabilituar figura të korruptuara, herë – herë antikombëtare, që nuk e dinë edhe ata vet se nga i sigurojnë mjetet propagandistike për të rikthyer historinë tashmë të perënduar të kohës së titizmit e rankoviqizmit e millosheviqizmit.

 

Përkundër politikë së TVP- së, kombi kosovar nuk po gjen mbështetje

 

Debati për “kombin kosovar” dikujt edhe po i pëlqen, përndryshe nuk mund të arsyetohet me qasje kaq të shpeshta dhe me personat e njëjtë, kur dihet se ky debat vetëm se shton kureshtjen e atyre që nuk ia duan të mirën kombit shqiptar. T’ia përkujtoj moderatorit të emisionit, Ai këtë e di më mirë se unë, sepse të parët e Tij ia kanë mbajtur ison politikës së artikuluesve për “shiftar” përmes së cilit termë kanë dashur të bëjnë ndarjen e shqiptarëve të Shqipërisë londineze dhe shqiptarëve jashtë saj. Këto debate që zhvillohen në TVP kanë këtë mision të ringjalljes së asaj politike tashmë të perënduar për shqiptarët, por jo edhe për jugosllavët si etni dhe parave të majme që marrin artikuluesit e këtij misioni, që më bënë për të dyshuar edhe për moderatorin e debatit bukur të nxehtë, i cili gjithnjë favorizon artikuluesit e kombit kosovar.

 

Figurën e Enver Hoxhës mund ta ndriçojë një simpozium shkencor gjithëpërfshirës

Debati për “Enver Hoxha dhe Kosova” po nga i njëjti moderator, që me çdo kusht bashkëbiseduesve mundohej t’ua imponojë termin diktator me ndërhyrjet e shpeshta, jep për të kuptuar insistimin e Tij, se me një emision nga të përzgjedhurit e vet, të mbarojë me vlerësimin e një figure të madhe të historisë së kombit tonë. Edhe kjo ka lindur si rezultat e nostalgjisë së autorit për të rehabilituar familjen e vet, në epokën e Enver Hoxhës, që ishte radhitur krahas politikës shfarosëse rankoviqiste- titiste- millosheviqjane. Harron autori, se për të folur me kompetencë për këtë figurë duhet organizuar simpozium gjithëkombëtar me karakter gjithëpërfshirës, madje edhe vet anketimi i bërë nga mediet e shkruara dhe elektronike në Shqipërinë londineze, e nxjerrin si burrështetasin më të madhe shqiptar të shekullit njëzetë. Sali Berisha e di mirë se si do të dilte figura e Enver Hoxhës po të trajtohej kështu, prandaj merret me kuluare dhe nuk ka guxim që t’i qaset seriozisht. Bashkëmendimtarët e moderatorit kanë kaluar në shtetet e perëndimit përmes portës së Beogradit e Athinës, të cilët janë krenuar me bëmat e tyre kundër atdheut dhe janë sjell me fodullëk. Se sa e deshën atdheun këta, mjafton të përmendim vitin 1997 kur u përflakë e gjithë Shqipëria londineze, ndërsa në pjesën e robëruar të saj përgatitej lufta çlirimtare. Kjo u dështoi, prandaj hapi i dytë ishte në mes ofensivave kur tentuan të bëjnë grusht shtet, kohë kur e gjithë bota përparimtare kishte kuptuar se ne bënim luftë për çlirim kombëtar dhe përgatitet për ndihmesën që duhet dhënë kësaj ushtrie të lavdivshme.

 

Pa një gjuhë standarde de do të trajtoheshim si shiftari

 

Debati për gjuhën standarde shqipe, po i nga i njëjti moderator, jep për të kuptuar, se Ai këmbë e kokë është kundër shqiptarëve. Në këtë debat u munduat që me një të goditur të vret dy zogj, Enver Hoxhën dhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Shqipërisë londineze. Harron se për gjuhën standarde është mbajtur edhe një simpozium shkencor në Prishtinë, nga të gjitha trojet dhe diaspora shqiptare, madje edhe gjuhëtar të kombeve tjera të cilët janë marrë me studimin e gjuhës shqipe. Dhe mu në Prishtinë është marrë viza për të standardizuar gjuhën shqipe. Kultura politike e Tij dhe njohja zero e historisë kombëtare, sepse në kokën e Tij ka vepruar makina e Orvellit e cila ia ka shlyer trurin dhe tash Ai mendon vetëm për të mirën e armiqve, të cilët krekose me atë ndarje që morëm si shembull më lart: Albanci dhe shiftari. Tragjikomedia është edhe në shembuj e ilustruar me nxënësit e vitit të parë shkollor, kur dihet se edhe përbrenda asaj klase ka të folme shumë të dalluara, sepse ata në banka shkollore janë ulur me të folmen e nënave të tyre. Ky dallim mund të jetë edhe përbrenda fëmijëve të vëllezërve, sepse nënat e tyre flasin, të shumtën e herës, gjuhën e gjinisë, ku lokalizmat janë tepër të theksuar. Moderatori mundohet për të arsyetuar mungesën e njohurive që kanë mësimdhënësit për gjuhën shqipe. Mu për këtë, në Universitetin Publik është bërë gjuha shqipe si lëndë domosdoshme, sepse nga të gjitha fushat që dalin kuadrot në këtë drejtim janë të mjerë dhe po t’i lexon shkrimet e tyre apo raportet që bëjnë, të vjen për të vjell.

 

Politika redaktuese e TVP është me ariun e jo me ne

 

Fajet për këtë i ka drejtoria me politikën e vet, e cila keqpërdor taksapaguesit për të marrë paga të majme, me tema siç i theksuam më lartë. Thua se nuk ka me se të merret ky televizion publik, kur gjejnë kohën më të shikuar, ndërsa emisionet me karakter kombëtar, që janë të pakët, i lënë në orët e vona të natës. Këtë politik redaksia e ndjek për të ju hy në qejf “miqve”, se ne jemi një komb i ri i krijuar më 2008, se kemi një gjuhë që nuk ka të bëjë me atë shqipe, se Enver Hoxha është diktator dhe të tillët nuk kanë pse të zënë vend në mbamendjen dhe historinë tonë. Prandaj kjo politik redaktuese është me ariun dhe jo me ne, sepse me ne do të thotë me kombëtaren, me arushën do të thotë me armikun dhe mbështetësit e tyre, që nuk janë të pakët. Kësaj politike duhet t’i vjen fundi, që të mos dalim të përbuzur dhe të nëpërkëmbemi nga të tjerët.

 

Prishtinë, 11.10.2011

 

Shkruan: Afrim Morina

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu