Pothuajse të izoluar: pak e aspak urime për Kadri Veselin e Isa Mustafën!

0
644

Kadri veseli dhe Putini

Edhepse koalicion i dy partive më të mëdha të Kosovës dhe me këtë edhe pasqyrë e realitetit politik të vendit është paksa e çuditshme që si për të parin e Qeverisë Isa Mustafën ashtu edhe Kryetarin e ri të Kuvendit Kadri Veselin ka patur pak- për të mos thënë aspak urime nga homolgët e vendeve perëndimore me rastin e zgjedhjes së tyre në këto poste.

Kështu, Kryetari të ri të Kuvendit Kadri Veseli i cili edhe ashtu është Deputet i legjislaturës së dalë nga 8 Qershori për herë të parë, pos një urimi nga homologu i tij shqiptar nga Shqipëria, Ilir Meta, i kanë munguar urimet nga homologët tjerë të rajonit e edhe vendeve të Europës. Përndryshe Kuvendi i Kosovës në tërë këto vite ka patur shumë aktivitete e partneritete me Parlemente të rajonit e sheteteve perëndimore por zgjedhja e Veselit në këtë post duket që i ka bërë paksa më të “matur” kolegët e tij që ta urojnë për këtë post të rëndësishëm shtetëror. Nga Kuvendi i Kosovës deri në këto çaste nuk është njoftuar për urime tjera pos për atë të Ilir Metës.

Situatë e njejtë del edhe me përfaqësitë diplomatike në Kosovë. Ende s’ka as urime të cilat deri më tashti ishin pothuajse rutinë por as vizita të diplomatëve tek Veseli. Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Kryetari i ri i Kuvendit do të vazhdojë të jetë i izoluar apo do t’ia hap derën dikush.

Hiç më mirë nuk del as situata me Kryeministrin e ri të Kosovës Isa Mustafën. Një më shumë përkujtim për sfidat e reja sesa urim i ka ardhur nga shefja e diplomacisë e BE-së, italianja Mogherini si dhe kolegu i saj përgjegjës për zgjerim të BE-së Hahn si dhe një urim nga State Departamenti amerikan. Mustafën e ka uruar edhe Joseph Daul i cili është Koordinator i Partive Popullore Evropiane në Bruksel e ku edhe LDK është anëtare por urime tjera tash për tash kanë munguar edhe për Mustafën.

Duke e patur parasysh që Zëvendëskryeministër dhe shef i Diplomacisë do jetë Hashim Thaçi është lehtë e supozueshme që në këtë fushë për Mustafën do të ketë pak hapësirë manovruese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu