Pranon Ahtisaari: Perëndimi e kishte refuzuar ofertën e Rusisë për rrëzimin e Asadit

0
538

Atisari

Para më shumë se tre vjetësh, Rusia e ka dhënë propozimin që presidenti sirian Bashar Al-Asad të tërhiqej nga qeverisja sipas një marrëveshjeje paqeje, por perëndimi këtë e kishte refuzuar, duke besuar se ai gjithsesi do të binte nga pushteti, ka thënë negociatori Martti Ahtisaari.

azeta Britanike The Gardian sot ka shkruar që ish presidenti finlandez dhe fituesi i çmimit Nobel për paqe në vitin 2012, ka biseduar me ambasadorët e pesë shteteve anëtare të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe sipas tij ambasadori rus Vitalij Çurkin e ka përcaktuar planin me tre pika, me anë të të cilit Asad do ta lëshonte pushtetin, pas fillimit të bisedimeve për paqe, qeverinë dhe opozitën.

“Mundësia është humbur në vitin 2012”, ka thënë Ahtisaari në intervistë, duke shtuar që Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca kanë qenë të bindur që lideri sirian do të biente shpejt nga pushteti, dhe me këtë rast e kanë injoruar sugjerimin.

Ahtisaari, i cili ne vitin 2008 e fitoi çmimin Nobel për pjesëmarrje në zgjidhjen e konflikteve në Namibi, Indonezi, Irak dhe Kosovë, grupi i ish liderëve botërorë, i njohur si “të vjetrit”, janë dërguar për t’u takuar me përfaqësuesit e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Takimi më intrigues ka qenë ai me Vitalij Çurkin, meqë e kam njohur. Nuk dakordoheshim gjithmonë me të gjitha çështjet, por mund të flisnim me sinqeritet. I kam sqaruar se pse kam ardhur dhe ai më ka thënë: “Marti, ulu dhe do të të tregoj se çfarë duhet të bëjmë”, deklaroi Ahtisaari.

Sipas fjalëve të tij, Çurkin ka thënë se nuk i duhet dhënë armatim opozitës, por që menjëherë duhet të fillojë dialogu ndërmjet opozitës dhe Asadit, dhe që duhej të gjendej mënyra “elegante” që ai të tërhiqej.

Më tej gazeta raporton se ambasadori rus ka refuzuar të komentojë mbi detajet e “bisedimeve private” me Ahtisarin, duke pretenduar se edhe gjatë herës së dytë të bisedimeve kanë diskutuar rreth kësaj teme.

Ahtisari ka thënë se e përcolli mesazhin për misionin amerikan, britanik dhe francez në OKB.

“Asgjë nuk ka ndodhur, meqë mendohej që të gjithë ata, ashtu si edhe shumë të tjerë, kanë qenë të bindur se Asadi do të detyrohej të dilte nga zyra e tij brenda disa javësh, kështu që nuk ishte nevoja që të bëhej ndonjë gjë”, ka shtuar ai, transmeton Klan Kosova.

Në konfliktet e Sirisë, të cilët kanë filluar në vitin 2011, kanë humbur jetën më shumë se 240 mijë njerëz, dhe në ndërkohë edhe organizata ekstremiste islamike ka zënë pjesë të mëdha të Sirisë dhe të Irakut fqinj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu