Preshevë, nëse preket përmendorja, UÇPMB gati të rrokë armët

0
679

PRESHEVË – Kapiten Lulzim Ibishi, i njohur në luftë si komandant “Luli” – duke i bërë thirrje për tërheqje kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç nga kërkesa e përsëritur, që “shqiptarët e Preshevës të heqin përmendoren dedikuar dëshmorëve të UÇPBM” – ka deklaruar dje, se ish-luftëtarët e UÇPBM-së, siç i kanë lënë pushkët, uniformën, shumë lehtë edhe mund t’i marrin sërish ato, nëse Serbia nuk ndryshon kursin e saj politik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ndërsa, Shefket Hasani, komandant “Poeti” ka thënë se, në rast se preket përmendorja e UÇPMB-së, Daçiç do të ballafaqohet me 500 ushtarë të gatshëm nga Perëndimi”, raportoi agjencia “Presheva Jonë”. Hasani, i cili i pati kthyer i pari pushkën Serbisë para 13 vitesh në Dobrosin, paralajmëroi autoritet serbe, që t’i japin përparësi dialogut, për t’u takuar më mirë sot në tavolinën e bisedimeve, se sa nesër në mal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu