
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka dërguar një letër kryetarit të Kosovës, Thashim Thaçi përmes së cilës kërkohet nga Thaçi dhe liderët e Kosovës “që ta shfrytëzoni këtë momentum unik që të flisni me një zë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë”, raporton Gazeta Blic.
Letrën, e ka publikuar Thaçi në facebook.
Në të thuhet se kjo marrëveshje është një mundësi për Kosovën, dhe humbja e saj do të ishte kthim mbrapa për një kohë të gjatë.
